E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: 8 Maji, partitë të dërgojnë komisionerët

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Ëollfarth u bëri thirrje partive politike të dorëzojnë propozimet për anëtarë të komisioneve zgjedhore. Sipas informacioneve që ka Prezenca e OSBE-së, asnjë parti politike nuk ka dorëzuar deri më tani në KQZ listën e plotë të kandidatëve. “Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Puna e tij do të bëhej më e lehtë, nëse të gjitha partitë politike veprojnë menjëherë dhe respektojnë ligjin, duke dorëzuar emrat e të gjithë komisionerëve zgjedhorë brenda afatit”, tha Wollfarth. Presim, vijoi ai, që të gjitha afatet e tjera ligjore të respektohen plotësisht, ashtu sikurse presim që të gjithë anëtarët e KQZ-së të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për paraqitjen e emrave të komisionerëve të komisioneve të nivelit të dytë ishte 24 janari. Afati që KQZ-ja të konstituojë të gjitha komisionet është 7 shkurti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›