E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradhëtia e Shkupit ndaj shqiptarëve

Në një moment mjaft të rëndësishëm vendimarrjeje nga ndërkombëtarët ndaj çështjes shqiptare, duket se gjakrat do të nxehen sërish. Pas deklaratave të njëpasnjëshme se Shkupi zyrtar mbështet paketën Ahtisari, tashmë vjen edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese maqedonase e cila hedh poshtë ligjin e miratuar në vitin 2005 “për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike”. Eshtë e qartë se shqiptarët e Maqedonisë nuk do të kenë më luksin e valvitjes së flamurit kuq e zi pranë institucioneve të atjeshme.

E ndërkohë që të gjithë po bëjnë thirrje për një Kosovë multietnike, vendimi i fundit i Kushtetueses së Shkupit, ëhtë padrejtësia e rradhës ndaj shqiptarëve dhe duket se do t’i nxjerr sërish në pah në rolin e trazovaçit, pavarësisht se ajo që ata kërkojnë apo do të kërkojnë në ditët në vazhdim, është e drejta e tyre më normale e më e natyrshme në një vend ku ata janë autoktonë dhe edhe pse nuk pranohen zyrtarisht, përbëjnë pothuajse shumicën.

Ndoshta e bazuar edhe në interesa respektive, Shqipëria ka qenë ndër të parat që ka njohur Maqedoninë si shtet dhe kurrë nuk ka kundërshtuar emrin e saj, ashtu siç po ndodh me vendin tjetër fqinj Greqinë, dhe në një moment të këtillë, kaq vendimtar për çështjen shqiptare, vendimi i Shkupit zyrtarë ngjason me një tradhëti diplomatike.

Çështja ndoshta për momentin nuk duhet të shikohet ngushtë vetëm në në aspektin se vendosjes apo jo të simboleve shqiptare, pavarësisht se kjo është shumë e rëndësishme për një vend ku popullsia e asaj kombësie ka një vend të rëndësishëm. Problemi është se shqiptarët e Maqedonisë, që padiskutim të mbështetur edhe nga ata të Shqipërisë e Kosovës, në prag të përgatitjes së shpalljes së pavarësisë së kësaj të fundit, sërish do të bëhen aktorë të trazirave dhe konflikteve. Kjo gjë, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet rreth statusit të Kosovës pasi kjo do të përbënte një tjetër dëmtim në imazhin e shqiptarëve në Ballkan.

Skenaret e trazirave në Maqedoni tashmë nuk është nevoja që të imagjinohen pasi janë të përjetuara. Përleshjet ndëretnike të luftës së paradisa viteve kryesisht në ato zona ku jetojnë shumica shqiptare, janë paralajmërim , të të tjerave në vazhdim.

Të parët që dhanë sinjalin e mosrespektimit të vendimit të kushtetueses shkupiane, ishin drejtuesit e partisë opozitare shqiptare, bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët duke e quajtur vendimin politik, jokushtetues dhe antishqiptarë, paralajmëruan trazira.

Tanimë duket qartë se Shkupi zyrtar ka filluar t’i frikësohet faktorit shqiptar në vend. Me të gjitha mënyrat, po përpiqet që të ul rolin e tyre në shoqëri dhe të elimojë ndikimin që ky komunitet mund të ketë në dekadat në vazhdim. Statistikat tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupin etnik që po rritet me ritmet më të shpejta në këtë vend. Kështu, në një të ardhme jo shumë të largët, ndoshta 40 apo 50 vjet, ata do të jenë një shumicë e popullsisë vendase, gjë kjo që pse jo do t’i kushtojë Maqedonisë dorëzimin e postit të kreut të shtetit, një presidenti shqiptarë. Një presient shqiptarë i Maqedonisë do të çonte në tre numrin e tyre në Ballkan, pas Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, diplomacia e Tiranës nuk mund t’i qëndrojë e heshtur. Është koha kur asaj i takon t’u dalë për zot bashkëkombasve të saj, qofshin këta në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e kudo tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›