Qeveria rrit fondin për të përndjekurit
Fondi për kompensimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë pritet të rritet me 20 për qind në buxhetin e vitit të ardhshëm. Të dhëna nga Ministria e Financave thanë dje se, pavarësisht faktit se projektbuxheti është miratuar në qeveri, ai është përsëri i hapur për ndryshime dhe në të do të reflektohen edhe disa prej qëndrimeve skeptike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, siç është ai për kontigjencat, për situatën financiare të korporatës së energjisë elektrike KESH dhe për mbulimin e deficitit.
Kësisoj, qeveria shqiptare ka vendosur ta cilësojë kompensimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve parimisht si pjesë të deficitit të brendshëm dhe sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, fondi për kompensimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve do të rritet me 20 për qind për vitin 2008. Kjo gjë do të bëhet edhe për shkak se tashmë agjencia e kompensimit të pronarëve ka një hartë çmimesh për të gjithë vendin, gjë që krijon mundësi për një shpërndarje të fondeve në të gjithë rrethet e vendit.