Mblidhet sot tryeza formale e krereve te partive opozitare
Partia Socialiste pritet te mbledhe sot tryezen e aleateve ku do te diskutohet problematika politike e dites si dhe ceshtjet qe kane te bejne me aksionin politik te sesionit te ri. Pak dite me pare kreu i saj Edi Rama ka zhvilluar nje dreke pune me nje pjese te drejtuesve te partive aleate ku eshte hedhur ideja e perpunimit te nje programi te perbashket i cili e institucionalizon me shume bashkepunimin jo shume te lehte ne koalicionin opozitar. Po keshtu dy dite me pare ai ka zhvilluar takime informale edhe me dy drejtues te tjere kreun e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe ate te Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Te dy drejtuesit ne fjale kane munguar ne dreken e zhvilluar e cila ishte praktikisht takimi i pare pas mbylljes se procesit zgjedhor te 8 majit. Tryeza gjithsesi vjen pas disa kritikave qe jane adresuar ndaj Rames si per sa i perket menaxhimit te situates zgjedhore ashtu edhe per programimin e aksionit te ardhshem politik dhe raportet e bashkepunimit.