Qeveria miratoi shlyerjen e borxhit ndaj Bosnjes
Shqiperia po vijon te shlyeje borxhet e akumuluara gjate regjimit komunist ndaj republikave te cilat kane qene pjese e ish- Jugosllavise. Keshilli i Ministrave mori dje vendimin te shlyeje detyrimet ndaj Bosnje-Hercegovines vend i cili ka qene pjese e Federates. Por ndonese deklaron kete vendim ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave nuk jepet se sa eshte shuma qe Shqiperia duhet te paguaje per nje borxh te ndermarre me shume se 60 vite me pare. Sipas draftit keto shuma qe tani i kthehen vendeve te federates ishin marre nga Shqiperia ne formen e mallrave. Tashme pritet qe vendimi te ratifikohet edhe nga Parlamenti. Pak muaj me pare qeveria shqiptare mori vendimin ti jape Serbise mbi 85 milione dollare amerikane si pjese e borxhit te trasheguar nga koha e regjimit komunist.