Rama Te perndjekurit jane harruar keta 20 vjet
Promovimi i librit Tranzicion apo trashegimi te Daut Gumenit ka sjelle ne ceremonine e perurimit edhe kreun e Partise Socialiste Edi Rama. Madje me kete rast ai ka mbajtur edhe nje fjale te cilen formalisht ka preferuar ta percjelle ne cilesine e nje qytetari dhe miku te autorit. Duke vleresuar Gumenin per perballjen me diktaturen dhe angazhimin e tij intelektual Rama eshte shprehur edhe per realitetin e ri ate demokratik qe nese dikur ngjizi shpresat e shumekujt sot duket si nje pergenjeshtrim i hidhur i tyre. Ne fakt edhe titulli i librit percjell mesazhe te tilla. Per ata qe vuajten ne lekuren e tyre dhe ne lekuren e gjithe familjareve te tyre torturat e pashembullta te cilat fatkeqesisht keto 20 vjet nuk kane ndihmuar qe ti harrojne. Perkundrazi kane bere per keta njerez kalimin nga tragjedia ne farse te nje historie qe ne fakt ne thelbin e vet eshte nje histori qe perseritet. Perseritet jo me ne formen e saj tragjike po ne formen e saj komike nje komedi e zeze dhe e hidhur eshte shprehur Edi Rama.