E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, identikitet zbuluan 7 grabitësit e bankave, ja rastet

Foto ilustruese

VLORE – Policia e Vlorës dokumentoi grabitjen në seri të bankave, kazinove dhe të subjekteve të tjera gjatë dy viteve të fundit në këtë qytet. Operacioni i koduar Sfida çoi në pranga shtatë të rinj vlonjatë, të cilët akuzohen si autorë të këtyre grabitjeve. Të arrestuarit janë shtetasit Armando Dumani 30 vjeç, Sokol Dhima 23 vjeç, Arlind Hitaj 27 vjeç, Arbër Katiaj 28 vjeç, Ermir Merkollari 24 vjeç, Endri Rrokaj 26 vjeç, dhe Bledar Aliko 27 vjeç, që të gjithë nga Vlora. Policia bëri të ditur se zbulimi i autorësisë është kryer në sajë të identikiteve të dhëna nga dëshmitarët dhe të plagosurit, nga kamerat e bankave dhe të subjekteve të tjera, por edhe nga metoda të tjera speciale të hetimit. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010-2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojërash fati, bëri të ditur Policia. Rastet e dokumentuara të policisë janë vjedhjet me armë në kazinonë APEX, të ndodhura më 24 dhjetor 2010, më 25 nëntor 2010, si dhe ajo e kazinosë ADMIRAL më 27 mars 2011. Më 24 prill 2011 ata akuzohen për grabitjen e Pro Credit Bank si dhe më pas të Raiffaisen Bank, më 8 mars të këtij viti. Të rinjtë Ermir Merkollari, Endri Rrokaj dhe Bledar Aliko ka rezultuar se kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve në rolin e shoferëve dhe të vëzhgimit të ambienteve që do të grabisnin, bëri të ditur Policia.              q.b

Patentat, pranga zyrtarit të tetë
VLORE – Në pranga zyrtari i tetë i operacionit Kolapsi, organizuar nga Policia e Vlorës për dhënien e patentave dhe lejeve të drejtimit të automjeteve në kundërshtim me ligjin, si dhe me dokumente të falsifikuara. Sipas Policisë, pas 7 zyrtarëve të arrestuar, dje u prangos edhe ish-kryetari i komisionit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Myrteza Poshi. 57-vjeçari aktualisht shërbente si komisioner për dhënien e patentave në Tiranë.

Të arrestuar
Armando Dumani     30 vjeç

Sokol Dhima
23 vjeç

Arlind Hitaj
27 vjeç

Arbër Katiaj
28 vjeç

Ermir Merkollari
24 vjeç

Endri Rrokaj
26 vjeç

Bledar Aliko
27 vjeç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›