E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmë, Barcelona Mancester, gjysëmfinale pa emocione të forta

 

Një gjysëmfinale pa emocione të forta. Por shampanja e festës i takon patjetër sër Aleks Fergusonit që luan ndeshjen e tij “all’italiana” dhe në këtë mënyrë I imponon Rajkardit barazimin që dëshironte.

Bashkë me trajnerin e tij mund të festojë edhe Scholes, për ndeshjen numër 100 në Ligën e Kampionëve.

Me pak më shumë fakt ndoshta skuadra angleze mund të kishte fituar mbrëmë. Nëse Kristiano Ronaldo nuk do të kishte gabuar penalltinë, pas vetëm 3 minutash lojë, ndoshta “red devils” do ta kishin hedhur tashmë një këmbë në finale.

Por edhe pa gol, për ta gjithçka është prapë në rregull. Ngushëllimi mbetet tek fakti që Rajkard dhe skuadra e tij kanë arritur të rigjejnë feeling-un mes tyre dhe publikut.

Tifozët e kanë mbështetur skuadrën e tyre nga minuta e parë në të fundit. Nga gjysma e ndeshjes Cristiano Ronaldo pretendoi një tjetër penallti por arbitri nuk kishte ndërmend të ndërhynte.

Barcelona kuptoi se ishte e vështirë të çante mbrojtjen e Mancesterit, kështu që përpjekjet e fundit u përqëndruan në goditje nga larg: Deco, Xavi dy herë Iniesta, Henry.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›