Roshi: Morëm mbështetje për zgjedhjet lokale dhe dënimin e komunizmit
06/11/2009 Kryetari i partisë “Balli Kombëtar Demokrat” takime me krerë të së djathtës italiane
Kreu i partisë “Balli Kombëtar Demokrat”, parti aleate e maxhorancës fituese në zgjedhjet e qe ka zhvilluar së fundi një vizitë në vendin fqinj, Itali, me ftesë të partive të djathta atje. Në një intervistë për “Metropol” Roshi shprehet se gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të rëndësishme me një sërë senatorësh të djathtë italianë si dhe eurodeputetë, nga të cilët ka marrë mbështetje për një sërë çështjesh të së djathtës shqiptare.
- Zoti Roshi, javën e kaluar ju zhvilluat një vizitë pune në Itali, cili ishte qëllimi?
- Qëllimi i vizitës sime në Itali është i qartë: të ngremë nivelin e alternativave të përfaqësimit para publikut mbështetur në eksperiencën e vendeve të zhvilluara, siç është në rastin konkret Italia.
Partia “Balli Kombëtar Demokrat” ka si pikësynim të saj të sjellë para shqiptareve alternativa të djathta konservatore dhe të jetë pika e referimit të politikave të djathta të tregut të lirë. Nga ana tjetër, qëllimi i kësaj vizite ishte t’u tregonim fqinjëve se partia jonë është një parti nacionaliste, por jo në dëm të fqinjëve..
- Me cilët u takuat?
- Pata një sërë takimesh me politikane të rangut të lartë, me të cilët u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe me sipërmarrës të biznesit vendas.
Takimi i parë zyrtar, dt. 28.10.09, filloi me anëtarin e Këshillit Kombëtar të partisë “Populli i Lirisë”, dr. Roberto Ferrera, dhe kryetarin e grupit këshilltar pranë bashkisë së qytetit, dr. Roberto Polsineli. Mbas këtij takimi pata një takim me një grup biznesmenësh.
Më dt. 29.10.2009 takimet vazhduan me pritjen e delegacionit në orën 11:00 në qytetin antik të Alatrit nga senatori i italian Oreste Tofani, i cili është zëvendëspresident i senatorëve të “Popullit te Lirisë” pranë Senatit italian dhe anëtar i komisionit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian me qendër ne Bruksel. Po më datën 29 pasdite, në orën 17:00, u prita në pallatin e selisë së provincës së Frosinones nga zëvendëspresidenti, dr. Fabio De Angelis. Më dt. 30, në orën 11:00 ishte pritja zyrtare nga kryetari i bashkisë së qytetit të San Giorgo, A Liri Z. Della Rosa. Në orën 18:00, në hotelin “Edera” në qytetin e Kasinos, qytet i cili dallohet edhe për Abacinë e mrekullueshme, ku u mbajt manifestimi me temën: “Populli i Lirisë gati të sfidoje krizën”. Pata nderin të mbaja fjalën e hapjes së këtij manifestimi. Në këtë manifestim merrnin pjesë senatori i Republikës Italiane Giusepe Çarrapiko, europarlamentari Alfredo Pallone, onorevole Franco Fiorito dhe kryetari i grupit këshilltar të provincës së Frosinones, dr. Mario Abruceze.
ǒfarë panë me interes te programi juaj?
- Atyre u bënë përshtypje goxha pika të programit tonë, që mua me impresionoi. Po me një nga pikat kryesore të programit tonë, dekomunistizimin e shoqërisë nëpërmjet hartimit të disa ligjeve, si: hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të rishkrimit të historisë, të mbrojtjes së gjuhës sonë kombëtare nga fjalët e huazuara në përdorimin zyrtar të saj, dhe kjo të jetë unike për gjithë kombin shqiptar etj. Gjë që bën ndarjen e shoqërisë nga e kaluara në koncept dhe në administrim.
Pikë tjetër ishte ajo e kthimit të pronave te pronari i vërtetë, liria e individit, që qëndron në qendër të programit tonë, dhe një qeveri harmonizuese të lirisë së qytetarit, që do të thotë se kapitalizmin e ndërton individi i lirë, qeveria vetëm duhet të krijojë hapësira për çlirimin e energjive krijuese të individit. Përshtypje u bëri edhe motoja e partisë sonë: “Gjithmonë europiane në emër të kombit shqiptar”, pra nacionalizmi që ne predikojmë është pro europian. Bashkësisë së vlerave europiane le t’u bashkojmë identitetin e vlerave tona kombëtare që trashëgojmë.