E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbretëresha Elisabeta në Irlandë, e presin me bombë

Mbretëresha Elisabeta II ka mbërritur dje në Irlandë, në vizitën e parë shtetërore nga një monark i Britanisë qëkur Irlanda u bë një republikë në vitin 1922. Marrëdhëniet mes Irlandës dhe Britanisë mbeten të acaruara, madje edhe pak para mbërritjes së Mbretëreshës në Dublin, policia u thirr për të çaktivizuar një bombë të vendosur në një autobus lulesh jashtë qytetit. Tetëqind vjet pasi Mbreti i parë anglez mbërriti në Irlandë si pushtues dhe 100 vjet pas vizitës së fundit nga një monark në pushtet, Mbretëreshë Elisabeta II mbërriti për një takim mes dy krerësh të barabartë shtetesh. Ka pasur protesta nga republikanët ekstremistë, të cilët e kanë konsideruar këtë vizitë të parakohshme dhe të pandjeshme. Gjatë vizitës katërditore të Mbretëreshës, mbi 8500 policë janë angazhuar në mbrojtje të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›