Turqi, Erdogan: Nëse nuk fitoj thellë, dorëhiqem
Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan, është shprehur se do të largohem nga detyra, nëse nuk i fitojmë zgjedhjet me vota të mjaftueshme sa për të formuar një qeveri njëngjyrëshe. Deklarata e tij u bë në një takim elektoral për zgjedhjet e qershorit. Partia e tij Konservatore dhe Islamike e moderuar (AKP) pritet të marrë 42-50 për qind të votave. Në vitin 2007 Erdogan fitoi 46 për qind të votave në një votim të dytë, duke qeverisur pa partnerë të koalicionit.