Mbretëreshës së ardhshme të Anglisë i mungon klasi
Klasi nuk është kaq i thjeshtë për t’u pasur sikurse uji që pihet. Këtë duhet ta dijë mirë mbretëresha e ardhshme e Anglisë. Nuk është e rastit që Kate Middleton, e fejuara e princit Uilliam të Anglisë është kapur prej paparacëve londinezë në një pozicion tepër të pahijshëm teksa ngjitej në makinë. Slipet e saj ngjyrë të zezë janë shfaqur haptazi për të gjithë spektatorët, gjatë lëvizjeve të bëra pa kurrëfarë takti, ndonëse më kot, Kate u mundua që të mbulohej me anë të çantës së saj ndërkohë që po ngjitej në limuzinë. Edhe përpjekja e shpejtë e princit për ta ndihmuar të fejuarën që të mos bënte figurë të pahijshme duket se ka shkuar dëm. Është e turpshme vërtet për etikën e lartë të aristokracisë angleze një skenë e tillë. Për më tepër që 26-vjeçarja Kate Middleton e di mirë se lidhja e saj me të birin e princit Karl dhe princeshës Diana do ta bëjë mbretëreshë, ç’ka sëpaku i obligon ruajtjen e figurës së saj sipas rregullave të etikës. Fundja, të dish të zbresësh nga makina pa u treguar të gjithëve se çfare ke veshur poshtë minifundit nuk është privilegj vetëm i aristokratëve, por i çdo femre me sadopak dinjitet. E gjitha kjo skenë ka ndodhur para njërit prej klubeve më të rezervuar të Londrës, “Raffles Nightclub”, ku vetëm një shishe shampanjë mund të arrijë deri në 12 mijë stërlina. Që të mos dhurojë më spektakle të padenja për një mbretëreshë të ardhshme, me siguri që bukuroshja, e cila i ka hyrë shumë përzemër familjes mbretërore të Britanisë së Madhe do të nisë që të ndjekë kurse mbi metodat e mirësjelljes dhe etikën e lartë. Diçka të tillë ndoshta ndërkohë e ka bërë, si për t’u shfajësuar me mbretëreshën, princin dhe publikun tepër të ndjeshëm anglez.
28 Gusht 2008