E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raz Degan kapet “mat” nga paparacët



Një pasion shpërrthyes këtë fundverë edhe për aktorin dhe modelin e njohur izraelit Raz Degan, skandali për të cilin nuk vonon. Paparacët kësaj here nuk e kanë falur aspak modelin, i cili është fotografuar në pishinën e tij, brenda vilës së blerë para disa vitesh në qytetin italian të Puljas. Dhe deri këtu gjithçka duket në rregull. Por kur shtojmë se ai është puthur, madje ka dhuruar spektakël erotik pa e ditur as vetë para objektivave të fotografëve, atëherë duket se punët për Razin nuk janë dhe aq mirë. Nëse protagonistja tjetër e kësaj skene “hot”, aktorja Kasia Smutniak është duke e lënë të dashurin e saj Pietro Taricone dhe kjo gjë edhe mund t’i falej, për modelin Degan ndryshon puna. Ai është zyrtarisht i lidhur me të dashurën e tij, Paola Barale. Ndoshta pikënisja e kësaj historie rozë, paralel me atë zyrtaren për modelin izraelit ka qenë sheshxhirimi i filmit “Barbarossa”, ku ai dhe aktorja Kasia Smutniak kanë qenë protagonistë të xhirimeve gjatë muajve të kaluar. Degan dhe Smutniak në pelikulën dedikuar piratit të famshëm janë dy të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin. Ndoshta të shtyrë nga provat në film, ata e kanë vijuar më tej lojën e tyre, duke u përfshirë (me) apo (pa) dashur nga ndenjat edhe në realitet.
Siç tregojnë fotografitë e kapura, të dy protagonistët në pishinë kanë shkëmbyer ledhatime dhe puthje të nxehta. Veç diellit, pishinës, seancave të jogës dhe natyrës së bukur ata ishin edhe nën praninë e Sofies, vajzës katër vjeçare të aktores polake, që ajo e mori me vete nga ish-burri. Nëse ndarja e Kasias ishte tashmë publike dhe sa i takon asaj nuk humbet ndoshta asgjë nga ky publikim, për Degan mund të thuhet se tashmë është drejt ndarjes me të dashurën e tij pasi për herë të dytë brenda këtij viti kapet publikisht duke e tradhëtuar. Mbetet për t’u parë nëse ky flirt i nxehtë mes Degan dhe Smutniak do të shkrijë akullin dhe do të vijojë në një lidhje të qëndrueshme e të fortë dashurie, apo nëse është vetëm një aventurë, pasion kalimtar.

28 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›