PSG s’ka kontaktuar Ronaldon

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka insistuar se klubi nga Ligue 1 nuk ka kontaktuar me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij në klub.
Reprezentuesi portugez së fundmi shprehu pakënaqësinë e tij në Santiago Bernabeu por Al Khelaifi ka bërë të qartë se PSG nuk ka të bëjë asgjë me gjendjen e Ronaldos.
“Nuk është e vërtetë se pakënaqësia e Ronaldos ka të bëjë diçka me PSG-n. Nëse Ronaldo është i mërzitur nuk është për shkak se ne kemi kontaktuar me të. Nëse do të ishim të interesuar, do të bisedoja së pari me Realin”, u shpreh ai për Marca.