E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ndalohet brenda kamionit i kërkuari shqiptar



BRESHIA- Një shqiptar i kërkuar nga Drejtësia italiane është ndaluar dje në Ankona. Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte fshehur brenda një kontejneri që po nisej drejt Shqipërisë. Mësohet se në momentin e arrestimit i ndaluari ka bërë rezistencë duke u përpjekur të përdorë një pistoletë, por është bllokuar menjëherë nga agjentët e policisë. Ndërkohë është arrestuar edhe shoferi i kamionit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i akuzuar për tentative vrasjeje në maj të vitit të shkuar.

17 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›