Vidhnin makineri dhe i shisnin në Shqipëri, pranga bandës
Gjashtë të arrestuar, 34 të dyshuar, të paktën 24 makineri të vjedhura; këto janë shifrat e operacionit të policisë italiane të koduar ”Vlorë”. Hetimet kanë nisur në janar të vitit që shkoi, kur dy shtetas rumunë u kapën teksa tentonin të eksportonin në Slloveni makina pune të vjedhura në Itali. Policia italiane filloi menjëherë hetimet, e ndihmuar edhe nga 27 mijë përgjime telefonike, të cilat janë konsideruar fondamentale për ecurinë e operacionit. Organizata italo-rumuno-shqiptare, e udhëhequr nga italiani Fabio Loda, vidhte makineri pune me vlerë 170 mijë euro secila për t’i dërguar, përmes detit apo tokës, në tregun e zi në Shqipëri dhe në Rumani, ku shiteshin me gjysmë çmimi. Deri në muajin mars u zbuluan 24 makineri të vjedhura, 16 prej të cilave u sekuestruan dhe u rikthyen te pronarët. Të arrestuarit vepronin në qytetet kryesore të Italisë, si: Lombardi, Veneto, Trentino Alto Adige, Piemonte, Emilia Romagna, Liguaria, Toscana, Puglia e Friuli Venezia Giulia.
17 Mars 2009