Pranga pas 12 vjetësh, vrau policin që mbronte maturantët
Për 12 vjet rresht, vrasësi i një efektivi policie, ka arritur t‘i shpëtojë prangosjes, e jo duke dalë jashtë Shqipërisë, por duke lëvizur nga Tirana në Shkodër dhe duke qëndruar i fshehur në një banesë të përhershme. Mondi Muliu ka qëndruar për më se tre muaj në një banesë në mes të Tiranës, por dje ka qenë dita e fundit e tij aty, pasi tashmë ka marrë një "shtëpi" të re, qelinë e burgut. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për vrasjen e policit Arben Lasku, plagosjen e dy policëve të tjerë, për vjedhje me armë, si dhe dyshohet për shumë vepra të tjera penale.
Operacioni
Policisë nuk i kishte shkuar në mëndje se Mondi Muliu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, fshihej në Tiranë. Por betimi që kanë bërë kolegët e policit të vrarë, Arben Lasku, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë mbi lapidarin e tij, nuk ka dashur shumë kohë për t‘u përmbushur. Madje, edhe vetë operacioni për kapjen e Muliut është koduar "Lapidari". Kështu, pak ditë më parë, policia e kryeqytetit ka marrë informacion se ai fshihej në një banesë në rrugën "Sabaudin Gabrani", ku jetonte edhe e motra. Menjëherë, efektivët e operacioneve speciale janë mobilizuar dhe kanë mbajtur nën vëzhgim banesën, por ata nuk kanë mundur të pikasin objektin e shumëkërkuar për disa vepra penale. Vetëm dje paradite, ata kanë parë se dikush ndodhej brenda në banesë dhe kanë ndërhyrë. Duke shqyer derën e blinduar, e duke izoluar të kërkuarin, i cili ka tentuar arratisjen, brenda pak sekondash, policia ka finalizuar operacionin e pritur prej kohësh. Burimet nga grupi i punës bënë të ditur se ai fshihej në një banesë private, shumë pranë banesës së të motrës. Në momentin e ndërhyrjes, ai ka tentuar të largohet nga një cep i banesës, ku më pas është zbuluar se aty kishte hapur një tunel. Tuneli lidhej me banesën e motrës së tij, të cilin mendohet se e kishte përgatitur për çdo rast të mundshëm për t‘u shpëtuar prangave.
Akuzat
Sipas policisë, ndaj këtij personi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër-ndalimi për "vrasje në rrethana cilësuese". Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 13 qershor të vitit 1997 në Laç të Vaut të Dejës, ku është vrarë punonjësi i policisë, Arben Lasku. Po për atë ngjarje, ndaj tij është ngritur edhe akuza e vrasjes në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Arben Paloci dhe Gjovalin Zali. Sipas të dhënave nga dosja hetimore, Arben Lasku kishte filluar punë pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, në janar të vitit 1991. Më datë 13 qershor 1997, rreth orës 07:30 në Laç të Vaut të Dejës, ka qenë i planifikuar me shërbim patrulle pranë shkollës së mesme "Dëshmorët e Zonës", bashkë me tre policë, dy prej tyre, Zali dhe Paloci që ngelën viktima. Atë ditë ishin dërguar me shërbim në këtë shkollë, pasi ishin provimet e maturës. Në kohën e shërbimit, një bandë e armatosur kishte kryer grabitje në vendin e quajtur, "Rruga e Pukës" dhe ishte duke lëvizur në drejtim të Mjedës. Patrulla e shërbimit, pasi u jep ndihmën e nevojshme të dëmtuarve, del për të ndaluar mjetin me të cilin ishte kryer grabitja. Në momentin e dhënies shenjë për të ndaluar mjetin, banda ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë, duke lënë të vrarë policin Arben Lasku dhe duke plagosur dy policët e tjerë.