"Dosjet", Shqipëria drejt diktaturës
"Ligji i lustracionit bie në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse në një vend kemi zbatim të ligjeve që bien në kundërshtim me Kushtetutën nga qeveria e këtij vendi, atëherë vendi parimisht shkon drejt diktaturës". Këtë deklaratë e bëri dje në Shkodër ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Fraser Willson. Diplomati britanik ishte dje në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, së bashku me shefin e politikave ekonomike të Delegacionit Evropian në Tiranë, Thomas von Handel, në një takim të organizuar nga Lëvizja Evropiane e Shqipërisë (EMA). Ambasadori Willson mbajti një leksion me temën "Shteti i së drejtës dhe integrimi evropian i Shqipërisë", ku një vend të veçantë zinte edhe ligji i shumëpërfolur për pastërtinë e figurës së zyrtarit, apo siç njihet ndryshe, "ligji i lustracionit". Në fjalën e tij, diplomati britanik komentoi me nota negative mënyrën e ligjbërjes pa një konsultim paraprak, duke marrë si shembull tipik ligjin për ndalimin e duhanit në ambiente publike, ndërkohë që nuk kurseu kritikat për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Gjithsesi, diskutimi mbi të gjitha temat e tjera nuk e kishte rëndësinë e komenteve mbi ligjin e lustracionit, për më tepër që këto komente bëheshin në Shkodër, një ndër qytetet më antikomuniste të Shqipërisë, ku ky ligj dhe çdo formë e dënimit të krimeve të komunizmit mbështeten me fanatizëm.
Megjithëse leksioni i ambasadorit Willson u përmbahej "kornizave" diplomatike edhe për sa i përket qëndrimit ndaj ligjit të dosjeve, kritikat e tij të matura ndeshën në reagime nga auditori që përbëhej prej pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Shkodrës. Në lidhje me këtë ligj të shumëkontestuar, ambasadori tha fillimisht se "shumë - duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian - kanë shprehur shqetësime për kushtetutshmërinë e ligjit dhe ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese. Fatkeqësisht, deri tani qeveria nuk duket të ketë pasur në vëmendje shqetësimet e BE-së dhe të tjerëve, vendas dhe ndërkombëtarë, për ligjin për pastërtinë e figurave. Pasojat e kësaj çështjeje për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE janë shqetësuese kur qeveria ka shpallur synimin e saj për të aplikuar për statusin e vendit kandidat. Mbetet për t‘u parë nëse zbatimi i ligjit do të pezullohet, deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet për ligjin". Kjo deklaratë u pasua nga një sërë pyetjesh e komentesh prej auditorit:
Pyetje: Jeni në Shkodër, në qytetin kur në vitin 1946 kishte 16 burgje, për më pak se 50 mijë banorë. Gjatë 50 viteve, persekutimi ishte jashtëzakonisht i madh. Për një moment mendoni se ju jeni pjesë e këtij realiteti, mendoni sikur e keni përjetuar këtë persekutim! Cili do të ishte mendimi juaj për ligjin e pastrimit të figurave?
Përgjigje: Nuk jam kundër ligjit për pastrimin e figurave. Ai është zbatuar në shumë vende dhe kemi qenë dakord me të. Ne nuk jemi kundër ligjit. Problemi qëndron në faktin që ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi. Nëse në një vend kemi zbatim të ligjeve që bien në kundërshtim me Kushtetutën nga qeveria e këtij vendi, atëherë vendi parimisht shkon drejt diktaturës.
Pyetje: A mund të na e bëni të qartë se ku bie ndesh ky ligj me Kushtetutën shqiptare?
Përgjigje: Ka shumë pika të tilla, ku ligji bie në kundërshtim me Kushtetutën. Duhet të shikoni si ligjin, si Kushtetutën dhe do të gjeni kundërshtitë. Unë nuk jam jurist i së drejtës kushtetuese dhe megjithatë kam arritur që ta shoh qartë këtë problem. Sigurisht që specialistët gjejnë edhe më shumë.
Pyetje: A mund të lihet pa u zbatuar një ligj, nëse nuk përputhet me Kushtetutën, kur dihet shumë mirë se kushtetutat mund të ndryshojnë?
Përgjigje: Nuk po shprehem as për ligjin, as për Kushtetutën. E rëndësishme është të zbatohet ligji i së drejtës, të sundojë ai. Mund të them se njëra prej tyre nuk shkon. Atëherë ndryshojini! Nëse njëra prej tyre është gabim, atëherë rregullojeni! E pranoj idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Çdo popull ka të drejtë ta bëjë këtë ndryshim, nëse situata politike ndryshon. Por, aktualisht, kemi një Kushtetutë që është pranuar nga të gjitha palët, ndaj duhet të respektohet, ne presim që të respektohet. Një nga kërkesat bazë të BE-së për anëtarësim është zbatimi i Kushtetutës. BE, nëse sheh që nuk zbatohet ligji i së drejtës, mund t‘ju thotë: Nuk jeni vend demokratik, nuk do të hyni në BE. Por ne nuk po e bëjmë këtë. Ne po ju bëjmë të ditur atë çfarë kërkojmë. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe si të tillë po jua bëjmë të qartë. Kjo është e drejta jonë dhe detyra jonë.
Pyetje: Nëse nisemi me idenë se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë, atëherë Shqipëria duhet të ishte ende në diktaturë, pasi me Kushtetutën e vitit 1974 ishim përcaktuar si vend monist. Sot nuk do të kishim pluralizëm, por do të ishim akoma në socializëm dhe do të kishim një monizëm, pasi ligjet e pas vitit 1990 dhe iniciativat kushtetuese i binin ndesh Kushtetutës në fuqi, asaj të vitit 1974. A duhet që një popull t‘i nënshtrohet Kushtetutës? (Gaspër Kokaj, pedagog i së drejtës kushtetuese)
Përgjigje: Nuk do ta diskutoj Kushtetutën me një ekspert të Kushtetutës. Nuk jam kundër lustracionit. Unë them se, nëse ligji i lustracionit është në të mirë të popullit, atëherë ai duhet të zbatohet. E nëse është e nevojshme, të bëhen ndryshimet edhe në atë ligj që e pengon këtë. Nëse ky ligj duhet të bëhet, atëherë le të zbatohet përgjithmonë nëse është në të mirën e të gjithëve. Ligji që është në të mirë të një vendi nuk ka pse të rrezikohet nga një tjetër ligj.
Pyetje: Ju mendoni se duhet ta japë Gjykata Kushtetuese vendimin e saj, por Kushtetuta nuk thotë që në gjykata të ketë njerëz të inkriminuar, njerëz që kanë bërë krime. Çfarë mund të thoni për këtë?
Përgjigje: Nëse keni ndonjë pastrim figurash duhet të bëhet. E di se janë kryer gjëra të tmerrshme. Jam dakord që duhet të zbatohet ligji i së drejtës.
Pyetje: A ju duket i vonuar si ligj?
Përgjigje: Shumë nga vendet që e kanë aplikuar këtë e kanë zbatuar shpejt. Te ju kanë kaluar 17 vjet dhe 17 vjet janë shumë.
Presidenca e BE
Ambasadorja e Çekisë: Ligji
bie ndesh me Kushtetutën
Ligji i lustracionit ka marrë një tjetër goditje dje nga ambasadorja e Çekisë në Tiranë. Paqartësitë kushtetuese janë konsideruar nga vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian si pika më e kontestueshme e këtij ligji. Në vlerësimin e kreut të diplomacisë çeke në Tiranë, Marketa Fialkova, Çekia do të mirëpresë ndryshimet në ligjin për pastrimin e figurave politike. Sipas saj, ligji ka nevojë për ndryshime, pasi në të ka paqartësi të theksuara kushtetuese. Ambasadorja, në prononcimin e saj për mediat, mbrojti gjithsesi nevojën e hartimit të një ligji të tillë për hapjen e dosjeve, pasi Shqipërisë, tha ajo, si një nga vendet ish-komuniste, i nevojitet një i tillë. Fialkova kërkoi nga qeveria shqiptare që të marrë parasysh paqartësitë kushtetuese të ligjit dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme. Diplomatja çeke insistoi se, pavarësisht kundërshtive që ka shprehur Bashkimi Evropian për ligjin, kjo nuk do të ndikojë në integrimin e vendit në BE. Vetëm pak kohë më parë ishin diplomatët çekë ata që kritikuan ashpër nismën e mazhorancës për ligjin e lustracionit. Pavarësisht këtyre sinjaleve, ekzekutivi ende nuk ka ndërmarrë një reagim, duke kthyer ligjin mbrapsht për ridiskutim.
Këshilli i Evropës
"Rrezikohet një përplasje
politike para zgjedhjeve"
Një ditë pas vizitës së të dërguarve të saj në Shqipëri ka reaguar edhe Asambleja e Këshillit të Evropës. Në faqen zyrtare të internetit thuhet se qeveria shqiptare nuk duhet ta nisë zbatimin e ligjit të lustracionit pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. Bashkëraportuesit e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë kanë bërë të qartë se ekziston mundësia për një përplasje të madhe partiake-politike mbi ligjin e ri shqiptar të lustracionit para zgjedhjeve të qershorit dhe nxitën të gjitha palët që të bëjnë ç‘është e mundur për ta shmangur këtë. Jaako Laakso (Finlandë, UEL) dhe David Wilshire (Mbretëria e Bashkuar, EDG) kaluan dy ditë në Tiranë duke diskutuar ligjin e ri dhe mënyrën sesi u morën vendimet mbi delegacionin e Shqipërisë në APKE. Ata nxitën Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë që të dërgojnë ligjin tashmë të miratuar të lustracionit në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës për të siguruar që ai është plotësisht në përputhje me detyrimet e Shqipërisë si shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Sipas raportuesve, një rrugë për të shmangur krijimin e një krize, mund të ishte vonesa e implementimit të ligjit të lustracionit, derisa Gjykata Kushtetuese ta ketë shqyrtuar dhe Komisioni i Venecias ta ketë marrë në konsideratë atë.