E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizreni, në fokus të projekteve kulturore

Qyteti i Prizrenit, historia e tij dhe zhvillimi i qendrës historike ishte në fokus të një takimi, që u zhvillua nga Forumi për Shkëmbim të Informacionit Teknik rreth Trashëgimisë Kulturore në Kosovë. Forumi trajtoi disa projekte për Prizrenin, vizionin e komunës për të ardhmen e qendrës historike si dhe përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore në Kosovë. Ky qytet është i njohur si njëri prej qyteteve me trashëgiminë më të pasur dhe të larmishme kulturore në vend. Në njoftimin zyrtar të Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian ZNKE-së bëhet e ditur se qëllimi i Forumit është ti bashkojë në një tryezë të gjitha institucionet përgjegjëse në fushën e trashëgimisë kulturore, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit të informacionit. Ai do të mbështesë autoritetet kosovare të përballen me sfidat e tyre të perspektivës europiane, duke rritur kështu qëndrueshmërinë afatgjatë të të gjitha objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë. Forumi është një nismë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian (ZNKE) dhe me zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian  (EUSR) në Kosovë.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›