E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbulesa religjioze e Obamës

Ekziston një fije e njohur që shkon nëpër axhendën pro-zgjedhje të Presidentit Obama: shtrëngimi i atyre që nuk pajtohen me të. Obama ka nisur të japë fonde federale për grupe ndërkombëtare që promovojnë apo kryejnë abortime jashtë SHBA-së. Ai ka përdorur mundësinë më radikale të mundshme mbi përdorimin e qelizave rrënjore të embrioneve, një licencë e lirë për hulumtuesit, me kufizime të cilat i përcakton vetëm Instituti Ndërkombëtar i Shëndetësisë.

Tani, taksapaguesit me siguri do të financojnë jo vetëm hulumtime nga embrionet "e tepërta" prej fertilizimit in vitro, por gjithashtu mbi jetët njerëzore të prodhuara dhe të përfunduara për qëllimin e vetëm të kërkimeve shkencore. Bioteknikët janë liruar nga moralizimet vulgare të masës, ndaj mund të operojnë sipas utilitarizmit të vetë kodit të tyre shoqëror: besimi se disa jetë njerëzore mund të mbillen, të këputen dhe të procedohen për të mirën e të tjerëve. Është provokimi i aktivistëve pro-zgjedhje që të detyrojnë bashkëfajësinë e të gjithëve në axhendën e tyre. Të nxjerrësh "politikë nga shkenca" përkthehet në financimin e taksapaguesve për eksperimentimin me embrione.

"Zgjedhja" bëhet një kërkesë mbi doktorët dhe motrat që të shkelin besimin e tyre më të thellë, apo të përballen me diskriminimin. Me siguri nuk është rastësi që Obama ka zgjedhur një katolike romane, guvernatoren e Kansasit, Kathleen Sebelius, që të zbatojë shumicën e këtyre politikave si Sekretare e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane. Obama ka secilën të drejtë për një kabinet pro-zgjedhje. Por përcaktimi i tij duket i dizajnuar të japë mbulesë religjioze. Gjithashtu paraqet poshtërim religjioz, si të kërkosh nga një rabin të shërbejë derrin e pjekur, apo një ateist të bekojë ushqimin. Sebelius, edhe pse fuqishëm pro-zgjedhjes, ishte e aftë për kompromis herë pas here.

Por ajo vazhdimisht luftoi kundër zbatimit serioz të restrikcioneve për abortin në Kansas. Kansasi u bë magnet për abortet. Megjithatë, Sebelius insiston se "feja ime katolike më mëson që të gjitha jetët janë të shenjta". Kjo e vë atë në të njëjtën kategori me senatoren Nancy Pelosi dhe zv.presidentin Biden, katolikë të cilët e mbrojnë shenjtërinë e jetës, përderisa e mbrojnë abortin legal. Kjo gjithashtu ka bërë që kryepeshkopi i Sebeliusit ta qortojë atë ashpër. Shpjegimet e katolikëve pro-zgjedhje janë të ndryshme. Disa thonë se ata nuk do të shtyjnë pikëpamjet e tyre private religjioze mbi të tjerët. Por besimet morale për dinjitetin e njeriut nuk janë dogma religjioze si Trinia.

Këto janë pohime të natyrës së drejtësisë politike. Heqja e bazës së mrekullueshme për të drejtat e njeriut, gjithashtu do të hiqte argumentin e Deklarimit të Pavarësisë dhe motivimin primar për reformën shoqërore amerikane, që shkon nga abortimi e deri te lëvizja për të drejtat civile. Të tjerët thonë se ata vetëm po e përdorin një metodë alternative për të siguruar të drejtat e të palindurve, me anë të programeve për mirëqenie sociale në vend të restrikcioneve legale. Në rastin e Sebeliusit, shkalla e përgjithshme e abortimit në Kansas, në të vërtetë pati një rënie pak më të madhe sesa reduktimi kombëtar, edhe pse është e vështirë të lidhet kjo rënie me politikat e saj. Dhe bëhet pyetja: A nuk do të mundte një politikane katolike të përkrahte gratë në vështirësi dhe mbrojtjet efektive për fëmijë? Katolikët pro-zgjedhje përgjigjen se ilaçet legale mbi abortin janë harxhuar, ndaj më mirë të përqendrohemi në çështjen e përbashkët të reduktimit të abortit, një kauzë e cila nuk meriton përkrahje.

Por ilaçet legale nuk janë harxhuar. Ato janë zëvendësuar nga gjyqet. Ushtrimi i demokracisë mbi abortin me siguri nuk do të çojë në restrikcionet e aborteve të hershme. Por me siguri do të çonte te mbrojtjet më të gjera për fëmijë. Dhe është e vështirë të paramendohet se si kushdo i zotuar për principin se "të gjitha jetët janë të shenjta", mund të kundërshtojë një rezultat të tillë demokratik. Përkrahësit e pozitës së Sebeliusit gjithashtu thonë se ka plot çështje projetë, duke përfshirë përkujdesjen mjedisore dhe shëndetësore. Pse të favorizojmë disa përmbi të tjerët? Është e vërtetë se pothuajse secila çështje politike ka të bëjë me ruajtjen e jetës njerëzore. Por jo secila çështje ka të bëjë me definimin e komunitetit njerëzor, të cilin e llogarisim si njërin në mes neve dhe të cilin e vendosim përtej mbrojtjes sonë.

Nëse zhvillimi i jetës është vetëm mbeturina protoplasmike, atëherë ka forcën legale të skajit të thoit të këmbës. Por nëse një politikan beson se është i shenjtë, shkatërrimi i më shumë se miliona jetëve brenda një viti nuk mund të jetë vetëm një çështje në mesin e shumë të tjerave. Sebelius dhe udhëheqësit e tjerë katolikë pro-zgjedhje nuk po pajtohen me kishën e tyre mbi një çështje fondamentale të drejtësisë, e cila është e drejta e tyre. Gjithashtu është e drejta e kishës së tyre që të cekë moskoherencën e këtyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›