E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet mbyllin fushaten elektorale ne Peqin dhe Librazhd

Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën elektorale në Peqin dhe Librazhd. Kanë kërkuar bukë dhe jo tunele, socialistët e Peqinit. Ndërsa kryetari i tyre, Edi Rama, gjatë mitingut përmbyllës të fushatës në këtë qytet ka shprehur bindjen se elektorati nuk do të gënjehet nga asfalti.
Edhe në Peqin mendonte për tunelin e Kërrabës dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Të paktën në publik, Rama u shpreh i bindur se ato nuk do t’i kushtojnë vota.  Ndërsa kandidati socialist i Peqinit, Alfred Peza, tha se elektorati i tij nuk do tunel por bukë.  Para se të largohej prej tyre, kryesocialisti kërkoi nga zgjedhësit e Peqinit që të mos e shesin votën.  Rama theksoi se alternative socialiste është ajo e veprave dhe jo e fjalëve.

Rama në Librazhd: Këto sheshe nuk i mbush diktati dhe frika por shpresa për ndryshim Nga Librazhdi ku zhvilloi një takim electoral, kryetari i socialistëve Edi Rama përsëriti akuzat ndaj elektoratit të djathtë duke i cilësuar ata si robër që shkojnë në miting nga frika.  Në Librazhd e pritën me këngë dhe valle.  Nga entuziazmi, kryesocialisti u hodh menjëherë në krahasime mes simpatizantëve të tij dhe atyre të demokratëve.  Të rinjve u kërkoi që të trokasin derë më derë për të kërkuar votën. Për t’I bindur se kontributin do t’ua vlerësojë, Rama u tha se një ditë edhe ata mund të ngjiten edhe ata në podium. Kreu i PS-së kërkoi që të mos i jepet një mandate i tretë Kryeministrit Berisha.  Rama u premtoi qytetarëve të Librazhdit se do të qëndrojë çdo ditë pranë tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›