E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen 7 njesi, Basha 71 vota epersi Rozeta Rapushi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara edhe per dy njesi bashkiake te tjera ne kryeqytet. Ne mbyllje te numerimit te votave per njesine bashkiake numer 6 dhe 7, u zvogelua diferenca mes kandidateve. Me konkretisht ne perfundim te numerimit te ketyre njesive, kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha kryeson me nje diference prej 71 votash ndaj kundershtarit, kandidatit te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama. Nga numerimi dje pasdite i 195 kutive te njesise bashkiake numer 7 ne Tirane, u gjeten ne total 43 vota te cilat ishin te vlefshme por ndodheshin ne kutine e gabuar. Nga keto vota, 23 prej tyre i takonin Edi Rames, ndersa 20 Lulzim Bashes. Duke e cuar ne 71 diferencen mes kandidateve ne garen per Bashkine e Tiranes. Nderkohe qe ne mbledhjen e paradites se djeshme, kur perfundoi njesia numer 6 ne Tirane, diferenca mes kandidateve ishte 74 vota. Ne perfundim te numerimit te fleteve te kontestuara ne kutite e qe i perkasin KZAZ 50, njesise numer 6, kandidati socialist per bashkine e Tiranes, Edi Rama mori 27 vota, nderkohe qe Lulzim Basha 20 vota me nje total prej 47 flete votimi te hedhura gabim ne 190 kutite e votimit te hapura ne kete njesi. Diten e sotme, KQZ do te nise nga puna me numerimin e kutive te votimit ne njesine numer 8 ne Tirane, per te vijuar pasdite me njesine numer 9 dhe diten e neserme me nje ritem te tille, procesi i numerimit te votave nga KQZ pritet te perfundoje. Sipas planit te punes te ndjekur nga komisioni me numerimin e njesive bashkiake, mbetet qe diten e enjte, grupet e numerimit te mbyllin procesin e hapjes se kutive dhe vleresimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar. Per te vijuar me pas me hapin tjeter te perpilimit te ndryshimit te rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Me nje ritem te tille, pritet qe maksimalisht diten e premte, procesi per rezultatin e zgjedhjeve ne kryeqytet te perfundoje. Ndonese palet kane serish ne baze te ligjit, te drejten e ankimimit te tij. Hapja e te gjitha kutive te votimit per Bashkine e Tiranes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nisi menjehere pas zbardhjes se vendimit te Kolegjit Zgjedhor mbi kete ceshtje. Ky organ, duke vleresuar veprimin e KQZ-se, per numerimin dhe vleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar per 117 Qendra Votimi, kerkoi qe e njejta gje te behet edhe per pjesen tjeter te qendrave ne kryeqytet, me sakte 368 te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›