Sekui: Te nise dialogu politik
Te respektohen institucionet e pavarura dhe kushtetuese. Kete mesazh dha dje kreu i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane, Etore Sequi, gjate takimit te zhvilluar me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Teper i qarte dhe direkt, Sequi theksoi faktin se institucionet e pavarura dhe kushtetuese ne lidhje me procesin elektoral, duhet te respektohen, keshtu veprojne vendet evropiane. "Evropa e Bashkuar eshte e ndertuar mbi bazen e institucioneve. Prandaj per te eshte shume e rendesishme qe te respektohen institucionet e pavarura kushtetuese", u shpreh Sequi ne lidhje me debatet pas zgjedhore per rezultatin e Bashkise se Tirane qe ka ngjallur debate te tjera ne politiken shqiptare. Duke vleresuar dhe cituar deklaraten me te fundit te bere dy dite me pare nga zyrtarja e larte e BE-se, Catherine Ashton por edhe Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, Sequi beri apel te menjehershem per dialog politik, si nje hap i domosdoshem ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. "Ne kete situate, eshte e domosdoshme nisja e menjehershme e dialogut politik mes paleve dhe rivendosja e bashkepunimit produktiv institucional", u shpreh Sequi i mbeshtetur ne kete ceshtje teresisht nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Ajo qe diplomati vleresoi me shume ishte sjellja e matur e qytetareve ne zgjedhjet lokale te 8 majit dhe qendrimi i tyre Ne kete kuader, ai theksoi se nisja e hapave drejt dialogut mes forcave politike, do te ishte deshmia me e mire e maturise qe klasa politike mund t'i jape popullit te saj por edhe bashkesise nderkombetare per angazhimin dhe vullnetin real per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Bashkimi Evropian po jep gjithnje e me shpesh mesazhe te qarta qe ne kete faze pas zgjedhore klasa politike shqiptare, te respektoje vendimet e institucioneve te pavarura dhe kushtetuese ne vend. Duke kujtuar se ne kete menyre dhe me keto standarde punon Bashkimi Evropian, ku Shqiperia aspiron te jete pjese.
Nga ana e tij Kryetari i Shtetit u shpreh se vetem zgjidhjet institucionale te ardhura permes dialogut politik dhe marreveshjes ne respekt te Kushtetutes, ligjit dhe institucioneve te pavarura ne vend do t'u sherbente interesave te qytetareve shqiptare dhe aspirates se tyre per nje te ardhme sa me te aferme ne familjen evropiane. "Klasa politike, duhet te arrije ne te njejtat standarde. Ka ardhur koha, te kalohet nga fjalet dhe premtimet pafund te politikaneve ne vepra konkrete ne sherbim te interesave madhore te Shqiperise dhe popullit shqiptar", u shpreh Presidenti Topi.
R.Rapushi