E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen “Takimet e poeteshave shqiptare”, Fatime Kulli rrëmben çmimin e parë



Ka përfunduar Festivali Tradicional dy ditor “Takimet e poeteshave shqiptare” në qytetin e Vushtrrisë. Nga gjithsej 96 poezi konkurruese, në orën e madhe letrare të këtij manifestimi janë përzgjedhur 40 poezi. Kadrush Radogoshi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe kryetar i jurisë së bashku edhe me anëtarët e tjerë të këtij festivali të madh mbarëkombëtar të poezisë dedikuar femrave poete, kanë nxjerrë fituese të vendit të parë shkrimtaren Fatime Kulli nga Tirana, ndërsa vendin e dytë e ka fituar shkrimtarja nga Struga e Maqedonisë, Punëtorie Ziba, ndërsa vendin e tretë poetesha e re nga Shqipëria, Tringë Gojani. Një çmim tjetër, siç ka qenë ai për interpretimin më të mirë iu dha artistes Hasime Alishani-Bllaca. Këshilli Organizativ i Festivalit ka ndarë edhe disa shpërblime të tjera për poeteshat pjesëmarrëse. Ndërkaq, Lëvizja për Bashkim Kombëtar i ka ndarë çmim për kontribut dhënë artit shqiptar aktores Tinka Kurti.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›