Mbyllen garat e para per kuqezinjte
Dy sportistët e parë shqiptarë që kanë konkurruar në Lojërat Olimpike “Londër 2012” ishin notarja Noel Borshi dhe qitësi Arben Kuçana.
Borshi ishte e para nga 10 sportistët kuqezi pjesëmarrës në evenimentin sportiv që garoi, ndërsa disiplina ku ajo konkurroi ishte gara e 100 metrave në stilin flutur.
16-vjeçarja fitoi baterinë e saj, ndërsa e mbylli paraqitjen me vendin e 40-të në renditjen e përgjithshme pas fazës eliminatore. Borshi regjistroi kohën 1 minutë, 5 sekonda e 49 të qindtat, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar.
Në fakt, ajo përmirësoi me 22 të qintat rekordin të mëparshëm të të regjistruar në kampionatin botëror të zhvilluar në Shagai në vitin 2011. Një paraqitje mjaft premtuese e talentës shqiptare të pishinave, që si objektiv kryesor në debutimin në Lojërat Olimpike kishte pikërisht përmirësimin e kohës së saj.
Paraqitje të kënaqshme ka realizuar edhe Kuçana në qitje nga distanca 10 metra me pistoletë me ajër. Sportisti me moshën më të madhe në delegacionin shqiptar në “Londër 2012” u klasifikua i 20-ti në renditjen e përgjithshme pas fazës kualifikuese.
Kuçana grumbulloi 577 në 6 provat e tij, ndërsa duhet theksuar se rezultati ka qenë mjaft afër vendeve të kreut. Mjafton të kujtosh se pas kualifikueseve, koreano-jugori Jongoh Jin kishte grumbulluar në total 588 pikë. Fatkeqësisht, Kuçana nuk arriti të kualifikohej në finale vetëm për 6 pikë, pasi kjo ishte diferenca që e ndante atë nga vendi i tetë i arritur nga portugezi Zhao Kosta, që siguroi edhe biletën e fundit mes finalistëve.