E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic debuton perballe Salihit

Pas transferimit te Paris Seint Zhermen dhe nisjes së përgatitjeve me ekipin francez, Zlatan Ibrahimoviç do të debutojë nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti në miqësoren që skuadra e tij do të zhvillojë sot në mbrëmje në Uashington përballë DC United ku Militon edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi.

30-vjeçari suedez po pret me padurim që të luajë me PSG-në dhe [përkrah shokëve të rinj të skuadrës, ndërsa ka theksuar se impakti I parë ka qenë mjaft pozitiv.

“Përballë DC United do të jetë ndeshja ime e parë me skuadrën dhe po pres me padurim që të luaj. Deri më tani gjithçka ka qenë pozitive për mua te PSG”, deklaroi sulmuesi.

Në anën tjetër, trajneri i ekipit francez, Karlo Ançeloti ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviç do të zbresë në fushë, pasi lojtari është stërvitur mjaft mirë gjatë tre ditëve që i është bashkuar ekipit.

“Ibra është përgatitur prej tri ditësh me skuadrën dhe nuk ka asnjë problem. Ai është një futbollist profesionist dhe kundër DC United do të zhvillojë ndeshjen e parë me fanellën e Paris Seint Zhermen”, nënvijëzoi tekniku.

Ibrahimoviç ishte një prej blerjeve më të rëndësishme të kësaj vere në klubin francez në pronësi të sheikëve nga Katari. Ai u transferua nga Milani për afro 20 milionë euro, ndërsa në Paris do të përfitojë plot 14 milionë euro rrogë në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›