Fëmijët shqiptarë qëndrojnë gjatë para ekranit
14/04/2009 Studimi i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik vë në pah shqetësimin e prindërve
Rreth 15.4 për qind e fëmijëve të moshës 9–10-vjeçare vuajnë nga mbipesha
Ndjekja e programeve të ndryshme në televizion nuk është më në preferencat e të rriturve, por në masë është shndërruar në argëtimin kryesor të moshave të vogla. Në bazë të vëzhgimeve të kryera rezulton se fëmijët e moshave shkollore, veçanërisht ata të arsimit bazë 9-vjeçar qëndrojnë më shumë se ç’duhet para ekranit të vogël në krahasim më bashkëmoshatarët e tyre në vendet fqinje. Sipas një vëzhgimi të realizuar nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se fëmijët në vendin tonë thyejnë rekord për kohën që kalojnë përpara televizorit, çka është cilësuar si shqetësuese për shkak të problemeve të mëpasshme që shfaqen te kjo moshë. Këta të fundit në shumë raste kalojnë dhe në njëfarë varësie ndaj ekranit, varësi e cila nuk zihet në masën e duhur nga aktivitetet e moshës apo të mësimeve. Vëzhgimi i kryer nga ISHP-ja ka nxjerrë në pah shqetësimin që ka zënë prindërit, të cilët ankohen se fëmijët e tyre qëndrojnë më shumë sesa duhet para ekranit. Konkretisht rezulton se një fëmijë i arsimit bazë qëndron para ekranit mesatarisht 3 apo katër orë në ditë, por nuk përjashtohen rastet kur kjo kohë mund të jetë edhe më e gjatë. Kundrejt këtij fenomeni shqetësues rezulton se 60 për qind e prindërve ankohen për kohën që fëmijët e tyre kalojnë para televizionit dhe programeve që jepen në të. Specialistët e Shëndetit Publik vlerësojnë se harxhimi i një kohe kaq të madhe përpara televizorit është i dëmshëm. Ky fenomen së pari ndikon në formimin e një temperamenti pasiv dhe krijon terren për shfaqjen e obezietetit. Ndërkohë gjatë dy vjetve të fundit janë publikuar dhe shumë studime të tjera që tregojnë se mbipesha dhe obeziteti janë mjaft të pranishme në grup-moshat e vogla. Njëkohësisht i njëjti studim tregon se 15.4 për qind e fëmijëve të moshës 9–10-vjeçare vuajnë nga mbipesha, ndërsa rreth 4 për qind e tyre nga obeziteti. Megjithatë, ajo që mbetet më shqetësuese është fakti se këto tendenca janë në rritje të vazhdueshme.
Alarmi i mbipeshës
Specialistët e Shëndetit Publik vlerësojnë se harxhimi i një kohe kaq të madhe përpara televizorit është i dëmshëm. Ky fenomen së pari ndikon në formimin e një temperamenti pasiv dhe krijon terren për shfaqjen e obezietetit. Ndërkohë gjatë dy vjetve të fundit janë publikuar dhe shumë studime të tjera që tregojnë se mbipesha dhe obeziteti janë mjaft të pranishme në grup-moshat e vogla. Njëkohësisht i njëjti studim tregon se 15.4 për qind e fëmijëve të moshës 9–10-vjeçare vuajnë nga mbipesha, ndërsa rreth 4 për qind e tyre nga obeziteti. Megjithatë, ajo që mbetet më shqetësuese është fakti se këto tendenca janë në rritje të vazhdueshme.