Formulari i pranimit në shkollat e mesme
14/04/2009 Grupohen lëndët mësimore, nxënësit përveç lëndëve të detyruara edhe përzgjedhje të lira
Ndryshimi i strukturës së arsimit bazë do të shoqërohet dhe me ndryshimet përkatëse të procesit mësimor që do të zhvillohet në shkollat e mesme duke filluar nga viti i ardhshëm mësimor. Prej ditësh janë dërguar pranë klasave të 9-a formularët që nxënësit duhet të plotësojnë për t’u pranuar më pas në shkollat e mesme. Nxënësit që do të futen në vitet e para gjatë 2009–2010-s do të kenë dhe një sërë ndryshimesh në lëndët mësimore, që do të jenë të ngjashme me ato të shkollave të larta. Ashtu siç veprohet dhe për modelin e maturës shtetërore, arsimi i mesëm do të specifikohet në lëndë që do të jenë të detyrueshme për t’u ndjekur nga nxënësit e viteve të para, si dhe lëndë që do të ndiqen në bazë të preferencave individuale. Organizimi i mësimit në shkollat e mesme do të bazohet në dy lloje lëndësh: kurrikula bërthamë, ose siç njihen ndryshe lëndët me detyrim; si dhe kurrikula opsionale, ose lëndët me zgjedhje.
Ndarja
Plotësimi i këtij formulari do të ndihmojë në diferencimin e nxënësve sipas prirjeve që kanë, duke mos përjashtuar edhe njohuritë bazë, të cilat do të jenë të njëjta për të gjitha shkollat e mesme në vend. Konkretisht, nxënësit duhet të përzgjedhin sipas një rendi të caktuar 5 lëndët e detyruara që do të ndjekin. Në këtë grup përfshihen lëndët: gjuha e huaj, Letërsia e avancuar, Matematika e avancuar, Trashëgimia jonë kulturore, Tik e avancuar (që ka të bëjë me prirjet në lëndët e informatikës). Përveç gjuhës angleze nxënësit do të jenë të detyruar të zgjedhin edhe në tjetër gjuhë të huaj, që do ta mësojnë si lëndë të detyruar duke filluar që nga viti i parë i shkollës së mesme. Ndërsa në grupimin e dytë, që përfshin kurrikula e lirë, renditen këto lëndë mësimore: lënda e muzikës së kërcimit dhe artit, lënda e lojërave sportive, lënda e gjuhës së huaj 3, lënda e guidës turistike, lënda e ndryshimeve klimaterike, lënda e fotografisë dhe e fotoshopit, lënda e moduleve profesionale, lënda e projekteve kurrikulare, lënda e përforcimit në matematikë e gjuhë, si dhe lënda e shërbimeve komunitare. Nga ky grupim në formular nxënësit duhet të përcaktojnë tri preferencat, të cilat do t’i zhvillojnë gjatë vitit të parë të shkollës së mesme sipas preferencave.
Zgjedhja
Sipas procedurës së plotësimit të këtij formulari, nxënësit do të përzgjedhin dy lëndë nga kurrikula me zgjedhje të detyruar si dhe një variant tjetër mund të jetë caktimi i një lënde të detyruar dhe një lënde të lirë në bazë të preferencave të tyre. Ndjekja e lëndëve bërthamë do të jetë e njëjtë me ndarjen e tanishme të nxënësve në klasa. Përkrah saj do të jetë dhe klasa e kurrikulës opsinale, ku nxënësit do të bashkohen sipas përzgjedhjeve të njëjta me lëndët me zgjedhje. Lëndët bërthamë do të jenë të njëjta për të gjithë nxënësit e shkollave të mese për nga lloji, numri dhe standardet e arritjeve të nxënësve. Ndërsa kurrikula opsionale përzgjidhet nga vetë nxënësi sipas interesave të veta, pra ku ka dëshirë të profilizohet.
Lëndët e detyruara
Platforma e re e arsimit të mesëm, që do të ndiqet duke filluar nga viti i ardhshëm mësimor, përcakton dhe ndarjet e këtyre lëndëve sipas viteve. Kështu, në vitin e parë të shkollës së mesme do të mbizotërojë kurrikula bërthamë, ose e thënë ndryshe lëndët e detyruara. Megjithatë, nxënësit do të nisin të marrin vendimet e para, itinerarin vetjak kulturor nëpërmjet caktimit të disa lëndëve me zgjedhje që do të ndjekin ose të moduleve të caktuara. Në vitin e dytë të shkollës së mesme do të ketë më shumë zgjerim të lëndëve me zgjedhje në krahasim me ato të detyruarat. Ndërsa në vitin e tretë mundësinë për përzgjedhje do të jenë më të kufizuara sesa në vitin e dytë. Kjo lloj strukture do të lejojë nxënësit që gjatë tre vjetve të shkollës së mesme të ndjekin lëndët ku janë më të aftë.
Lëndët me zgjedhje
Kurrikula opsioanle (me përzgjedhje) përfshin lëndët me zgjedhje vertikale (nxënësit mund t’i caktojnë vetë nëse duan ose jo t’i ndjekin) ato me zgjedhje horizontale ose lëndë plus (ndonëse ky grup nuk bën pjesë në lëndët e detyruara, pasi të miratohet lista nga Ministria e Arsimit për këtë grup nxënësit do të jenë të detyruar të zgjedhin një numër të caktuar të tyre për të ndjekur. Gjithashtu në kurrikulën me zgjedhje përfshihen edhe lëndët si Modulet mësimore, që kanë të bëjnë me një sasi të caktuar minilëndësh, që duhet të ndjekë nxënësit gjatë vitit mësimor (përfshihen vetëm pak orë vjetore). Njëkohësisht bëjnë pjesë edhe projektet kurrikulare (që do të zhvillohen mbi njohuri të caktuara në bazë grupi ose klase), si dhe veprimtaritë shkollore që do të përfshijnë angazhimet komunitare, konkurse.
Mbyllja e shkollës së mesme
Përfundimi me sukses i shkollës së mesme do të arrihet kur nxënësi do të arrijë të vlerësojë pikët e caktuara, të cilat ekuivalentohen më pas në notë. Konkretisht, sipas strukturës së re të përcaktuar, e cila do të ndiqet tashmë në arsimin e mesëm, duke filluar nga viti i ardhshëm mësimor, specifikohet se nxënësi do të përfundojë me sukses shkollën e mesme në rastet kur është kalues në çdo lëndë të grupit bërthamë (çka do të thotë se ky nxënës duhet të marrë nota pozitive në të gjitha lëndët që janë me detyrim). Ndërkohë ky nxënës duhet të jetë gjithashtu kalues edhe në një numër të paracaktuar të lëndëve me zgjedhje. Përveç këtij grupimi nxënësit duhet të jenë kalues edhe në lëndët e nivelit plus, nëse ka zgjedhur si dhe duhet të plotësojnë pikët e duhura të moduleve dhe projekteve kurrikulare që do të ndjekë gjatë shkollës së mesme. Po në bazë të kësaj përzgjedhje lëndësh, nxënësit më pas do të përfshihen edhe në provimet e maturës shtetërore.