E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Por, ndoshta, kjo mbyllje e pikave doganore nuk do të zgjasë vetëm kaq, pasi në rast se deri në fund të 24-orëshit nuk do të ketë një komunikim nga ana e qeverisë greke, doganierët do ta shtyjnë grevën e tyre edhe për 24 orë të tjera.

Greva e palës greke në doganë realizohet pas kërkesave të tyre të njëpasnjëshme për rritje pagash, fakt i ndikuar edhe nga rënia e nivelit të jetesës në vend. Megjithatë, deri më tani, nga qeveria e Karamanlisit, grevat e herëpashershme të doganierëve nuk janë marrë parasysh dhe ende nuk është dhënë një plan i qartë për zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ana e vetë doganierëve është bërë një lëshim lidhur me punën në kufi, pasi gjatë kohës së grevës, pikat kufitare do të mund t’i kalojnë emergjencat si dhe këmbësorët. Po ashtu do të kalohen edhe produktet bujqësore, të cilat kanë një afat skadence të vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›