E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji 8328 Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim

Neni 63
Ulja e dënimit

Të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë një ose disa ulje, deri 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit. Në burgjet e sigurisë së lartë, ulja e dënimit bëhet deri 45 ditë në vit. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë, vlerësohet qëndrimi i të dënuarit nga ulja e mëparshme ose gjatë 12 muajve të fundit. Ulja e dënimit bëhet me vendim të gjykatës mbi kërkesën e të dënuarit të prokurorit ose të drejtorit të institucionit.

Neni 44
Normat e sjelljes së të dënuarve

Rregullorja e burgjeve dhe ajo e brendshme e institucionit përcaktojnë rregulla lidhur me trajtimin, regjimin dhe sjelljen e të dënuarve, duke vendosur kufizime të nevojshme për aq sa nuk cenohen kërkesat e këtij ligji dhe synimi për riedukimin e tyre. Me rastin e pranimit në institucion dhe gjatë vuajtjes së dënimit, të dënuarit janë të detyruar të njohin dhe respektojnë rregullat e brendshme, dispozitat që lidhen me të drejtat dhe detyrat e tyre, të trajtimit dhe të disiplinës. Asnjë të dënuari nuk mund t’i caktohet detyra në shërbimet në institucion, që i japin atij një pozicion sundues ose favorizues ndaj të dënuarve të tjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›