Mbyllen zgjedhjet në qarkun e Durrësit, PD-ja shpallet fituese me 45.64 për qind
Qarku i Durrësit do të çojë në Parlamentin e ri 13 deputetë. PD-ja kryeson me 7 deputetë, PS-ja fitoi 5 mandate dhe LSI-ja 1
Ervin KOÇI
Epopeja zgjedhore është mbyllur dje në orët e vona të mbrëmjes edhe për një prej qarqeve me kryesore të vendit, atë të Durrësit, nga ku fituese në këtë zonë ka dalë Partia Demokratike. Kjo forcë ka marrë plot 7 mandate në këtë qark nga 13 mandate që ishin gjithsej për Parlamentin e ri shqiptar që do të dalë nga këto zgjedhje. Ndërkohë, Partia Demokratike është pasuar menjëherë nga Partia Socialiste, që në këtë qark ka marrë 5 mandate deputetësh, në një kohë që edhe një tjetër mandat është marrë nga LSI-ja. Fatin përfundimtar për këtë qark e ka vendosur rrethi i Krujës, ku ka qenë pikërisht komuna e Thumanës në këtë rreth, e cila ka vulosur fitoren e së djathtës me mbi 300 vota. Sipas vëzhguesve të pavarur në këtë qytet, “Durrësi e ka mbyllur për herë të parë në epokën pluraliste një proces votimi, të denjë për Europën”. Nga 290 mijë votues në nivel qarku, ku përfshihen rrethet Durrës dhe Krujë, afro 45 për qind e tyre kanë shprehur vullnetin në kutitë e votimit. Ndërkohë që brenda vijës së verdhë të qytetit, numri i tyre ka arritur nivelet historike të fillim viteve ‘90, kohë kur përmbysej komunizmi. Në ndarjen administrative të bashkisë së Durrësit kanë votuar 62 000 persona, kundrejt 51 000 votuesve që ishte niveli i pjesëmarrësve në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Pjesëmarrja ka qenë dukshëm më e lartë, edhe se ajo e zgjedhjeve vendore të dy viteve më parë, kur u regjistruan rreth 50 000 vota në garën për kryetar bashkie.
Pjesëmarrja
Referuar shifrave, zgjedhjet e djeshme i kanë ngjarë një plebishiti, pasi asnjëherë më parë, përjashto fillimet e viteve ‘90, nuk ishte shënuar në Durrës një masivitet i tillë zgjedhor. Duke llogaritur faktin se ky qytet është ndër më të prekurit në vend nga fenomeni i emigracionit, pjesëmarrja efektive në këto zgjedhje duket se ka tejkaluar çdo parashikim. Në të gjithë qarkun kanë qenë hapur 351 qendra votimi, 165 nga të cilat i përkasin territorit të bashkisë Durrës. Në pjesën dërrmuese të rasteve, votimi ditën e diel është mbyllur në orën 19:00, por në disa qendra të Fushë-Krujës, Spitallës, Sukthit dhe ish-Kënetës, për efekt radhe votuesish qendrat kanë qëndruar të hapura deri në orën 19:25 minuta. Në orën 19:30 të ditës 28 qershor u mbyll dhe qendra e fundit e votimit në këtë qark. Me t’u mbyllur procesi të tri partitë kryesore politike kanë përshëndetur pjesëmarrjen e gjerë. Sipas kryedemokratit durrsak Igli Cara, që në orën 17:00 në Durrës ishte tejkaluar pjesëmarrja e votimeve të 2005-ës. “Durrsakët treguan qytetari, standard të lartë. Është një pjesëmarrje surprizë që na bën të lumtur”, u shpreh Cara, i cili renditet i shtati në listën për deputet të PD-së. I vetmi problem ka qenë transferimi i materialeve të votimit në qendrat e numërimit. Deri në orën 23:00 të ditës së dielë 28 qershor, pjesa më e madhe e kutive nuk kishin mbërritur në ambientet e caktuara për shkak të problemeve me transportin.
Numërimi
E para që nisi procesin e numërimit ishte qendra e Shijakut, ndërsa në tre KZAZ-të e tjera dorëzimi i kutive të votimit vijoi deri afër mesnatës së datën 28 qershor. Në shkallë qarku në të katër KZAZ-të, të vendosura përkatësisht dy në Durrës, një në Shijak dhe një tjetër në Krujë, ishin gjithsej 352 kuti votimi. Në qarkun e Durrësit më 28 qershor u ftuan për votime mbi 290 mijë zgjedhës për 13 vende në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte rreth 45 për qind.
Lista e kandidatëve fitues në qarkun Durrës sipas partive
PD
1. Ferdinand Xhaferri
2. Albana Vokshi
3. Gazmend Oketa
4. Ylli Lama
5. Osman Metalla
6. Eduart Halimi
7. Igli Cara
PS
1. Blendi Klosi
2. Rudina Seseri
3. Hazir Gashi
4. Gazmir Bizhga
5. Klodiana Spahiu
LSI
1. Lefter Koka
Incidentet në qarkun e Durrësit
Krujë, kandidatët e PD-së vonojnë numërimin e votave
Në qytetin e Krujës, ku ndodhej dhe një prej katër KZAZ-ve që kishte gjithsej qarku i Durrësit, komisionerët e PD-së kanë vonuar procesin e numërimit të votave gjatë paradites së djeshme. Faktin e ka denoncuar dje kandidatja e PS-së për Krujën, Rudina Seseri. Por nënkryetari i KZAZ-së, Lutfi Zalla, tha se janë tri kuti votimi, të cilat kanë probleme dhe megjithëse votat janë numëruar i takon KQZ-së të vendosë për vlefshmërinë e tyre. Por sipas Seserit, ky skenar është sajuar apostafat nga komisionerët demokratë, të cilët, sipas saj, vunë re humbjen e partisë së tyre. “Të 7 anëtarët e KZAZ-së i kanë miratuar ato fletë, por PD-ja pasi e ka parë që po humbiste ka kërkuar që ato të shpallen të pavlefshme”, - ka sqaruar Seseri. Numërimi i votave në këtë KZAZ është pezulluar për rreth 1 orë dhe ka rifilluar rreth orës 12:30 minuta të ditës së djeshme pasi komisionerët kanë qenë të lodhur.
Shijak, vonohet numërimi prej problemeve në kutitë e votimit
Qendra e numërimit në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në qytetin bregdetar të Durrësit e ka nisur procesin në orën 04:00 të mëngjesit dhe në këtë proces janë përfshirë 10 grupe numërimi. Në çastet të para të numërimit në qarkun e Durrësit është shënuar dhe incidenti i parë në zonën e Shijakut. Sipas informacioneve, në një nga qendrat e votimit të kësaj zone është bllokuar numërimi pasi përfaqësuesi socialist ka ngritur pretendimin se kishte probleme në një nga kutitë.
1 Korrik 2009