Mbyllet Java e Modës në Rio de Zhaneiro

RIO DE ZHANEIRO - Java e Modës në Rio de Zhaneiro u mbyll mbrëmjen e të martës pasi 34 stilistë brazilianë shpalosën koleksionet e tyre pranverë/verë 2011. Në ditën e fundit të këtij aktiviteti stilisti Lucas Nascimento shpalosi realizimet e tij të bazuara në jetën e përditshme.
Dritare, mure mermeri e perde të palosura ishin pikat kryesore të referimit në koleksionin e ri të Nascimento. Stilisti ishte frymëzuar gjithashtu nga dokumentari i Godfrey Reggio Koyaanisqatsi (Jetë jashtë ekuilibrit), një film jashtëzakonsisht vizual kolona zanore e të cilit është kompozuar nga Philip Glass, i cili shkroi muzikën e këtij aktiviteti që lidhej me modën. Nascimento tha se jeta e tij e përditshme kishte qenë burimi kryesor i frymëzimit për koleksionin e ri Pranverë/Verë 2011. "Nisa t’i shihja si burim frymëzimi ndryshimet mes jetës sime këtu dhe jetës sime në Angli. Kur u ktheva në Londër nisa të mendoja për këtë koleksion. Më pas para rastin të shihja edhe dokumentarin ‘Koyaanisqatsi’" tha ai.
Fustane të ngushtë, pantallona të shkurtra, e një sërë veshjesh të tjera interesante ishin pjesë e krijimeve të tij për verën e ardhshme. Nascimento, i cili ka mëse tetë vjet që jeton në Londër, është i njohur për përvojën e tij me trikotazhet, të cilat i ka mësuar pas vitesh të tëra pune pranë mjeshtrit të thurrjes me shtiza Sid Bryan.
Një markë e bëri gjithashtu bujë mbrëmjen e mbylljes së sfilatës pasi krijoi një atmosferë të ashpër në pasarelë duke krijuar një ambjent të ngjashëm me atë të lagjeve të varfëra të Rio. Brand Triya paraqiti një koleksion veshjesh që merrte shkas nga xhunglat e savanat. Coha me pamje kafshësh, kostume banje shumëngjyrësh, pantallona të ngushta e një mori krijimesh të tjera të pazakonta u ekspozuan nga modelet që ecën në pasarelë.
Konsulentja e modës Nina Kauffmann u kënaq nga kjo sfilatë. "Mu duk fantastike. Vërtet shumëngjyrëshe, vërtet rinore, me një kolonë zanore të hatashme. Më pëlqeu, më pëlqeu pa masë" tha ajo.
Brazili është një ndër vendet e para në botë për prodhimin e tekstileve, pasi prodhon rreth 9.8 miliard veshje të tilla në vit. Fashion Rio është aktiviteti i dytë më i madh i modës në Brazil pas atij që zhvillohet në Sao Paulo.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)