Samiti i Sarajevës, zv/kryeministri Meta niset për në Bosnje Hercegovinë

Shqipëria do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet nesër më 2 qershor, në Bosnje Hercegovinë. Në përbërje të delegacionit shqiptar, që shkon në këtë Samit për të marrë një shenjë pozitive për liberalizimin e vizave, mësohet që do të jenë edhe ambasadori shqiptar në Sarajevë, Flamur Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së BE-së në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulali si dhe shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Sokol Dervishaj. Samiti i Sarajevës ka si qëllim mbledhjen e të gjithë aktorëve të rajonit, shteteve të BE-së, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë se kaq. Ky Takim që zhvillohet në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit, pritet të bëjë një vlerësim të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit Evropian, si dhe të rikonfirmojë perspektivën e qartë evropiane të këtyre vendeve.
...