Fëmijëria e presidentitObama, tashmë në një film

Shkrimtari indonezian Damien Dematra realizoi një film të bazuar në librin mbi fëmijërinë e presidentit amerikan Barack Obama në Xhakarta, film i cili pritet të shfaqet gjatë këtij muaji, në prag të vizitës së Obamës në vendin me shumicën më të madhe myslimane në botë. Gjatë kërkimeve për realizimin e këtij filmi u realizuan intervista me miq të Obamës, fqinjë e të afërm. Ky film do të jetë si në anglisht ashtu edhe në gjuhën e vendit, Bahasa.
Një pjesëtar i trupës realizuese të këtij filmi foli në lidhje me vështirësitë që kishte hasur ekipi përsa i përkiste paraqitjes së kushteve të jetesës në vitet ’70-të si dhe përzgjedhjes së vendit të duhur për xhirimet brenda afatit të paracaktuar kohor. "Indonezianët e ndjejnë që Obama është pjesë e tyre ndaj është e vështirë ta paraqesësh në mënyrë sa më origjinale këtë gjë pasi tashmë ai është njeriu më i rëndësishëm në botë" tha German G Mintapradja, Drejtori i Fotografisë.
Regjizori i këtij filmi foli gjithashtu për vështirësitë që mbartte realizimi i një filmi bazuar mbi një histori të vërtetë. "Sfida me të cilën u përballëm ishte shumë e madhe pasi bëhej fjalë për jetën e vërtetë të Barack Obama" tha John de Rantau, regjizori i filmit.
Ky film ka ngjallur reagime në lidhje me disa skena gjatë të cilave Obama reciton vargje nga Kurani e falet si mysliman. Megjithatë regjizori vendosi ta hiqte këtë skenë në çastin e fundit. "Disa prej miqve të Obamës më thanë se ai i shoqëronte ndonjëherë fëmijët e tjerë myslimanë, e si gjithë fëmijët imitonte lëvizjet e tyre në këtë rast. Kur luante me fëmijët e krishterë bënte të njëjtën gjë me ta. Kjo ishte ajo që mësova ndaj e hoqa këtë skenë" tha Damien Dematra, autori i librit "Obama Anak Menteng" ("Obama, fëmija i Menteng ").
Një amerikan 12 vjeçar, Hasan Faruk Ali, interpreton rolin kryesor. Ali, lindur në Nju Meksiko, ka jetuar në Xhakarta. Ai tha se filmi përcillte një mesazh pozitiv për tërë fëmijët indonezianë. "Ky film nuk i përket vetëm një brezi të caktuar. Ai përcjell mesazhe për të gjithë ndërkohë që iu mëson fëmijëve të ndjekin ëndrrat e tyre. E ëma e Obamës i thotë gjithnjë se nëse dëshiron mund ta bësh realitet ëndrrën tënde" tha Hasan Faruk Ali. Ali shtoi se disa ish-fqinjë të Omabës ishin punësuar si këshilltarë për të bërë të mundur që filmi të ishte sa më afër realitetit të dikurshëm.
Modelja britanike Clara Lachelle interpreton rolin e nënës së ndjerë të Obamës, Stanley Ann Dunham, e cila u shpërngul në Indonezi me djalin e saj 7 vjeçar pasi u martua me burrin e dytë, Lolo Soetoro, i cili interpretohet nga aktori vendas Eko Enoch. Ata u takuan ndërsa ndiqnin studimet në universitetin e Hauajit. Obama jetoi me nënë dhe njerkun indonezian nga viti 1967 deri në vitin 1971. Filmi pritet të shfaqet për herë të parë në Xhakarta më 15 Qershor.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)