E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet fushata zgjedhore ne Venezuele

Dy kandidatë për president në Venezuelë iu adresuan turmave të mëdha të njerëzve në ditën e fundit të fushatës së tyre, të premten, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të ditës së dielë. Presidenti Hugo Chavez, përpara dhjetëra mijëra mbështetësve në kryeqytetin Karakas u shpreh se ka nevojë për një mandat të tretë për të konsuliduar reformat e tij sociale. Kandidati i opozitës, Henrique Capriles, premtoi stimulimin e rritjes ekonomike dhe mirëqeverisje për të gjithë venezuelianët. Rreth 19 milionë banorë do të kenë të drejtë vote, në zgjedhjet që sipas sondazheve duhet të përcaktohen nga një rezultat i ngushtë. Mbeshtetesit e presidentit Chavez kane te marshuar ne rruget e Venezueles . Duke mbajtur një fjalim të fundit nën një shi të pandërprerë, Chavez deklaroi se zgjatja e mandatit është thelbësore për “të goditur përfundimisht varfërinë” në vendin e Amerikës së Jugut, të pasur me rezerva të shumta nafte.
Megjithatë, një politikan karizmatik, 40-vjeçari Capriles është bërë gjithmonë e më popullor në sondazhe. “20 vjet në pushtet është shumë. Asnjë njeri nuk mund të ketë një energji të tillë për t’ia dalë mbanë me sukses”, deklaroi njeriu i mbështetur nga 20 parti të opozitës, duke iu referuar presidentit Chavez.Fushata ka qenë e kontestuar ashpër, me gjuhë të fortë ku nuk kane munguar dhe akuzat e forta .
Chavez përfunduar trajtimin për semundjen e kancerit më pak se gjashtë muaj më parë dhe ka siguruar mbështetësit se ai është shëruar dhe eshte i aftë për të shërbyer per nje tjeter mandate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›