Turisti amerikan vret nje person ne Izrael
Një turist amerikan ka vrarë një person pasi hapi zjarr në një hotel në qytetin jugor të Izraelit Eilat. Lajmin e ka bërë me dije policia vendase. Motivet për të shtënat nuk janë te qarta tha një zëdhënës i policisë. Raporte të tjera tha se ai ishte një punonjës i hotelit i cili kishte një mosmarrëveshje me koleg. Incidenti ndodhi në Leonardo Club Hotel, në bregun e Detit të Kuq.
Eilat është një nga destinacionet më popullore turistike të Izraelit. Agjencia e lajmeve Reuter e cila citon Radio Izraelite, bën me dije se sulmuesi kishte rrëmbyer një armë nga një roje e sigurisë dhe qëlloi një punonjës hoteli. Gazeta izraelite Harrets thotë se të shtënat u dëgjuan në të gjithe hotelin ndërsa shumë turistë kanë qendruar mbyllur në dhomat e tyre.
Një numër i madh i policies ka mbërritur në hotel, menjëherë pas incidentit.Mediat izraelitë shtojne se personi i armatosur më pas është mbyllur në dhomën e tij. Ndërsa raporte të pakonfirmuara bëjnë me dije se ai është vrarë nga forcat policore.