E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mohon se ka nevoje per ndihme

Në mes të një krize ekonomike Ministri i Ekonomisë në Spanjë Luis de Guindos ka mohuar se vendi i tij ka nevojë për ndihme. Fjalimi i tij në Londër u ndërpre nga një grup protestuesish të cilët mbanin në duar parrulla: "Spanja në shitje" . Kohët e fundit qarkullojnë zëra se Spanja do të kërkojë borxh , këtë fundjavë.

Por ministry tha se: "Spanja nuk ka nevojë për asnjë borxh ."Qeveria spanjolle ka gjetur veten në vështirësi financiare që prej krizes globale në vitin 2008. Masat shtrënguese të paraqitura në buxhetin e fundit të Spanjës, të cilat erdhën të shoqeruara me protesta të dhunshme kanë për qëllim kursimin e 13 miliardë eurove vitin e ardhshëm, duke shkurtuar pagat e sektorit publik, arsimit, shëndetësi dhe shërbime sociale.
Bankat e Spanjës do të ketë nevojë për një injeksion prej 59.3 miliardë euro për të mbijetuar një rënie serioze, të llogaritur së fundmi.
Në muajin korrik Spanja tha se do të kërkojë mbështetjen e eurozonës për bankat e saj.

Qeveria ende është duke shpresuar për të shmangur ndihmën nga fondet e shpëtimit të eurozonës, por shumë mendojnë se kjo është e pamundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›