E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellazeria myslimane thirrje per proteste

Me mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në protestën në Aman në Jordani për të cilën ka bërë thirrje Vëllazëria Myslimane, për t'i bërë presion monarkut që të përshpejtojë atë që ata e quajnë rrugë të ngadalshme të reformave politike. Vëllazëria myslimane kërkon ndryshime në kushtetutën e Jordanisë dhe do të zhvillojë një demonstratë pas lutjeve të së premtes.

Protesta e planifikuar vjen një ditë pasi Mbreti i Jordanisë, Abdullahu shpërndau parlamentin pro-qeveritar, një lëvizje kushtetuese që i hap rrugën zgjedhjeve, të cilat pritej të mbaheshin në fillim të vitit të ardhshëm. Ai po përballet me thirrje për të luftuar korrupsionin dhe për të ndryshuar reformat politike dhe e konomike te vendit .Grupi ka thënë se përpjekjet e Mbretit Abdullah për të prezantuar reforma deri tani nuk kanë qenë kuptimplotë.

Vëllazëria Muslimane po shpreson që kjo të jetë protesta e tyre më e madhe në Jordani, që nga shpërthimi i protestave të vitit të kaluar të Pranverës Arabe. Vëllazëria Myslimane ka bere me dije se pret rreth 50,000 persona të marrin pjesë në protestë të premten pasdite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›