Zyrtare, Barcelona blen sulmuesin David Vila
BARCELONE- Barcelona ka bërë blerjen e parë për sezonin e ri, duke i shkëputur Valencias sulmuesin David Vila. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i klubit Manuel Jorente në një konferencë për shtyp. Barcelona ka paguar 40 milionë euro për qendër sulmuesin e kombëtares spanjolle, duke i shtuar një tjetër futbollist me peshë një skuadre që konsiderohet nga më të mirat e historisë. Tratativat mes dy klubeve patën nisur që një vit më parë, por atëherë Valencia e frenoi transferimin e 28 vjeçarit.
Por, pas një forme jo shumë të mirë të treguar nga Zllatan Ibrahimoviç, presidenti Joan Laporta vendosi të blejë një tjetër lojtar të kalibrit të lartë. David Vila është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë, duke shënuar prej vitesh një numër golash që e kalon shifrën 20 për sezon. Muajin e ardhshëm, bashkë me Fernando Torres, ai do të përbëjë dyshen e sulmit të kombëtares spanjolle në kampionatin botëror.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)