E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet numerimi, Basha 78 vota para Rozeta Rapushi

Mbyllet rinumerimi dhe rivleresimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe per 26 kuti votimi, te cilat u kerkuan nga Partia Demokratike qe te hapen per rivleresim. Gjate paradites se djeshme, KQZ rivleresoi votat ne 15 kutite e mbetura, ku ne total nga 26 kutite, te vlefshme u vleresuan vetem 30 vota nga 403 ne total. Me konkretisht, nga 26 kutite e votimit, kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama, mori 16 vota, kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", 13 vota dhe Hysni Milloshi vetem 1 vote. Me shtimin edhe te ketyre rezultateve te reja te prodhuara dje nga KQZ, tashme rezulton se Lulzim Basha eshte 78 vota para kundershtarit te tij Rama, nga 81 qe ishte me pare. Rezultati doli vetem nga vleresimi si te sakta te 30 fleteve te votimit, qe KZAZ-te e ndryshme i kishin kontestuar. Nderkohe qe pjesa tjeter e fleteve te votimit ishin te pavlefshme per shkak se kishin votuar me shume se nje kandidat, kishin bere shenja te cuditshme, jo ato te percaktuara per zgjedhesit si dhe kishin zhgarravitur ne flete, duke i bere ato teresisht te pavlefshme. Ne pjesen me te madhe te rasteve, pro rezultateve te reja qe prodhuan disa kuti, votuan edhe anetare te opozites, duke marre keshtu vendime me shumice te cilesuar ne KQZ. Nderkohe, qe duke qene se institucioni luajti dje rolin e tij, pra te KQZ-se, jo te KZAZ-se, vendimi per ndryshimin e tabelave te rezultateve perfundimtare per Bashkine e Tiranes, duhet te merret me shumice te cilesuar prej 5 votash. Marrja e ketij vendimi, i cili do te kete bashkengjitur dhe nje akt te posacem, do te behet diten e sotme, dhe varet nga votat e anetareve te komisionit te zgjedhur nga opozita, per te ndryshuar rezultatin per Bashkine e Tiranes apo jo. Nderkohe qe mbledhja e djeshme nuk mund te kalonte pa debate dhe diskutime. "KQZ ka zhvilluar prej dy ditesh shqyrtim e kerkesave te partive do kalojme ne shqyrtim e PD per te rivleresuar votat e kontestuara nderkohe edhe dy kerkesat tona jane pjese e procesit dhe pasditen e djeshme KQZ mori ne shqyrtim edhe kerkesat tona", u ankua perfaqesuesi i selise roze ne KQZ, Genci Gjoncaj mbi shtyrjen e ankesave te PS-se ne kete komision. Ajo cka socialistet kundershtojne ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, eshte tabela e rezultateve per njesine numer 5 ku rezultati ishte tabuluar por PD e ndaloi sipas kesaj force politike. Se dyti, selia roze, ankohet edhe ndaj rezultateve te perpiluara nga KQZ per rezultatin e Bashkise se Tiranes.

VENDIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te hedhe per votim sot aktin per rezultatet e prodhuara dje nga votat e vlefshme te nxjerra nga 26 kutite e votimit per t'ju bashkengjitur rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›