E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk do te njohim privatizimin e HEC-eve Qamil Xhani

Opozita nuk do te njoh asnje prej privatizimeve te hidrocentraleve qe eshte paralajmeruar nga qeveria dhe do t'i anuloje ato kur te jete ne pushtet. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kreu i PS-se, Edi Rama ne lidhje me nisjen e procedurave ligjore per privatizimin e 5 hidrocentraleve. "Ne nuk do te njohim si te ligjshem asnje proces te kesaj natyre dhe ashtu sic kemi thene per te tjera procese te korruptuara me sfond mafioz, themi edhe per sa i perket procesit te hapur per privatizimin e ketyre aseteve kombetare. Do t'i zmbrapsim edhe do t'ua kthejme shqiptareve, publikut", - tha Rama. Gjate bashkebisedimit te zhvilluar dje me gazetaret, kreu i Partise Socialiste e ka cilesuar procesin e nisur nga qeveria, si jo transparente dhe nje rrezik per ekonomine shqiptare. "Pse Saliu e hedh kete hap per ne eshte shume e qarte. Shthurja e ekonomise dhe e financave te ketij vendi tashme ka hyre ne nje faze jashtezakonisht te rrezikshme per stabilitetin e vendit. Nuk behet fjale per ndonje nevoje per rehabilitim. Nuk behet fjale per asnje nga ato nevoja qe zakonisht shtrojne problemin e kalimit te pronesise nga duart e shtetit ne duart e privatit. Behet fjale per nje tjeter grabitje ne diten per diell, aq me teper pastaj kur sheh relacionin e qeverise qe shoqeron nje projektligj absolutisht keqberes per kete vend",- tha dje kreu i selise roze. Ai u shpreh se hidrocentralet jane pjese e nje aseti te madh publik dhe rinovimi i tyre eshte bere me kontributin e taksapaguesve shqiptare. "Rinovimi i gjithe ketyre aseteve eshte bere me kredi, pra me borxhe te marra bazuar me kontributin e qytetareve dhe taksa paguesve", tha ai. Kreu i selise roze e cilesoi vendimmarrjen e institucioneve te shtetit, si nje akt kriminal dhe nje mungese vizioni per te ardhmen e ekonomise se vendit. Ne fjalen e tij, Rama ka denoncuar dhe ato qe i cilesoi si shpenzime elektorale nga ana e mazhorances per zgjedhjet e 8 majit. "Shifrat e tejkaluara nga vete Kuvendi i Shqiperise lidhur me pagat dhe shperblimet ekonomike jane marramendese ne funksion te deformimit te procesit zgjedhor dhe te thellimit te gropes ku zhytet ekonomia shqiptare, ne favor te pushtetit qe po e fut vendin ne qorrsokak", - tha dje kreu i selise roze. Rama u shpreh se jane bere punesime me kontrate jashte kritereve ne administrate dhe jane shtuar dheniet e asistences para zgjedhjet. Sipas tij, abuzime me te renda me parate e taksapaguesve jane bere ne bashkite qe me pare qeveriseshin nga e djathta. Rama shtoi se keto shpenzime pa kriter e kane futur vendin ne nje qorrsokak ekonomik. "Te gjitha keto shifra natyrisht mund te mos u thone gje drejtperdrejte qytetareve qe nuk jane te lidhur me kete sfere dhe mund te duken ne pamje te pare thjesht si shifrat e radhes per nje pasqyre teknike te radhes, por ne te vertete sebashku flasin per nje ekonomi ne krize te thelle dhe per nje grope qe shkon duke u thelluar ne rrugen qe kemi perpara", tha dje Rama.

"Keto privatizime ne do t'i zmbrapsim menjehere sapo te jemi ne qeveri. Dhe kjo dite eshte shume me afer sesa c'mund te duket, ashtu sikunder eshte shume me afer sesa c'mund te duket edhe fundi i ketij pushteti kusaresh dhe matrapazesh qe kane arritur deri ne piken sa edhe themelet e pasurise se ketij populli t'i godasin barbarisht sic eshte nje goditje barbare perpjekja per te privatizuar keto pese asete te medha te sektorit strategjik te energjise ne Shqiperi",-tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›