Mbyllet numërimi, PD 3 mijë vota më shumë
BUSHAT - Pas shumë debatesh dhe kontestimesh në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm përfundoi numërimi i 76 kutive të votimit të Bushatit. Në KZAZ nr.41 u bllokuan 3 kuti, për të cilat do të vendosë KQZ. Ashtu si dhe ishte përllogaritur, numërimi nuk do të favorizonte asnjë nga dy partitë e mëdha për të siguruar mandat shtesë. PD-ja arriti të siguronte 3055 vota më shumë se PS-ja, ndërsa për të fituar mandatin e tetë. Demokratët pretenduan se në Bushat do të mund të siguron deputetin tjetër, por rezultati nuk u dha diferencën që pritej me socialistët. r.d