Miratohet ligji për arsimin parauniversitar

Ligji i ri rrit në mënyrë të ndjeshme autonominë në shkolla dhe vendos një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve në sistemin tonë arsimor.
Projektligji krijon hapësirat e mëtejshme për pjesëmarrjen e sektorit privat në edukimin e fëmijëve, përfill një realitet që ekziston, por vendos mbi baza më solide ligjore një realitet të mirëpritur që duhet të konsolidohet. Ky ligj, vjen pas përpjekjesh të mëdha për të konsoliduar sistemin parauniversitar në Shqipëri, është hartuar mbi bazën e parimeve më të avancuara të arsimit në vendet anëtare të OECD dhe anëtare të BE.
Në një historik të shkurtër të zhvillimit të arsimit parauniversitar, ky sistem pati një rënie të ndjeshme pas rënies së komunizmit dhe kolapsit që pësoi sistemi i shkollave të mesme bujqësore, rënie e cila kulmoi me braktisjen masive të arsimit, veçanërisht nga arsimtarët, për shkak të rrogave të papërshtatshme.
Gjatë këtyre viteve të fundit qeveria ka vendosur në epiqendër të përpjekjeve të saj për zhvillimin e arsimit, mësuesin dhe misionin e tij fisnik. Ligji për arsimin parauniversitar parashikon standarde të reja për përgatitjen e mësuesve. /Start/
2012-06-21 18:05