E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Autobusi me përfaqësues të AK, me defekt

Ekspertët kanë arritur në një konkluzion paraprak se autobusi kishte probleme në sistemin e frenimit. Tanimë, Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimet e shoferit si dhe të Aleancës Kuqezi se autobusi është goditur para aksidentit nga një automjet tip Fuoristradë.

Ndërkohë, shoferi Mithat Biçaku, mbetet në qelitë e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve dhe më pas gjykata pritet të marrë një masë për të. Për hetimin e ngjarjes u angazhuan ekspertët më të mirë, kjo edhe për shkak të akuzave politike që u bënë pas aksidentit. Autobusi i shkatërruar u nxor një ditë më parë nga gremina, ndërsa ngjarja la pas vetëm disa të plagosur. /Start/

                                                                                             2012-06-22 08:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›