Njëqind vjet Valë deti
Me rastin e 100- vjetorit të botimit të veprës “Valët e detit” të Spiro Dines, sot në orën 11.00 në sallën e konferencave në Hotel Mondial, organizohet një sesioni shkencor nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit, Departamenti i Folklorit.
Në program janë parashikuar kumtesat e prof. dr Miaser Dibra e cila do të japë një vështrim krahasues të dy veprave me rëndësi për folklorin shqiptar “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos dhe “Valët e detit” e Dines e cila u botua më 1908 në Sofje. Kurse Albana Veliaj ka veçuar prej vëllimit 100-vjeçar, këngët trimërishte.
Ndihmesa e Dines si mitograf është në fokusin e kumtesës së Ndoc Paplekës, ndërsaAgron Xhagolli trajton lëndën e fjalëve të urta tek “Valët e detit”.