E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, Ambasadorët takim me Topin

 Dy diplomatët e lartë i shprehën Kryetarit të Shtetit shqiptar qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe komentuan rekomandimet e rezolutës së miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi Shqipërinë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë vlerësoi angazhimin serioz të Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe lexoi me vëmendje rezolutën e miratuar dje nga kjo Asamble mbi situatën politike në Shqipëri duke shprehur në të njëjtën kohë keqardhjen që një debat i tillë mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri të zhvillohet në Strasburg, në një kohë që Shqipëria ka qenë nga vendet e para ish-komuniste të anëtarësuara në këtë institucion përfaqësues evropian. Topi shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se ndjek me vëmendje situatën mbaszgjedhore në Shqipëri, mirëpret të gjitha përpjekjet serioze për të kontribuar në përmirësimin e klimës politike dhe në rivendosjen e dialogut parlamentar.“Arritja e qëllimit të përbashkët, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kërkon nga të gjithë një angazhim serioz dhe funksionim të plotë të gjitha institucioneve për të vazhduar reformat e rëndësishme dhe bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë”, tha Topi.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›