E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, identifikohet vrasësi i tre vëllezërve

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vrasja është krye me armë tip Kallashnikov, me të cilin ka terrorizuar të gjithë fshatin.Vidova ndodhet shumë pranë kufirit grek, ndërkohë që policia ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar largimin e tij. Për këtë arsye, janë njoftuar edhe autoritetet policore greke. Autori është ende i armatosur. Devoll, vriten me armë zjarri tre vëllezërDevoll  (14:21)– Tre persona janë vrarë me armë zjarri në Devoll këtë të premte. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një hakmarrjeje. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Vidovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të nisur hetimet për vrasjen e trefishtë. Sipas të dhënave më të fundit, viktimat janë shtetasit Taulant, Edi dhe Xhilion Mulliri. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së trefishtë, por fillimisht dyshohet për hakmarrje.  Nëna e tre viktimave Liljana Mulliri, ka mbytur pak vjet më parë një fëmijë 7-vjeçar, të cilin e ka hedhur në pus, për shkak se ai ishte dëshmitar i një tradhtie bashkëshortore. Policia ka rrethuar fshatin Vidovë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA nëpërmjet ajrit. Mësohet se personat e vrarë i përkasin të njëjtës familje, pra tre vëllezër të familjes Mulliri.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›