E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet televizioni opozitar, policia venezueliane dhunon protestuesit

Karakas, 26 janar, NOA Gaz lotsjellës dhe
plumba kauçuku kundër protestuesve që kërkojnë media të lirë në Venezuela.

Këto janë metodat që janë përdorur nga policia
në këtë vend kundër mijëra studentëve të universitetit që kishin dalë në shesh
për të ngritur zërin ndaj medias së lirë në vend.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi qeveria e
presidentit Hugo Çavez ndërpreu sinjalin dhe transmetimin e një televizion
kabllor opozitar.
Ky kanal i pati sfiduar rregullat e reja, të cilat u kërkojnë kanaleve kabllore
që të transmetojnë program të detyruar.

Një prej pikave të këtij programi është edhe
transmetimi i detyrueshëm i fjalimeve publike të presidentit venezuelian, Hugo
Çavez, të cilat dihet se ai i ka fort për zemër.

Punonjësit e këtij televizioni janë shprehur
mjaft të revoltuar mbi mbylljen e stacionit të tyre, ndërsa kanë pohuar se ata
ishin zëri i vetëm i medis së lirë në këtë vend.

Nga ana e tyre, edhe ndërkombëtarët kanë
reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të qeverisë së Chavez.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›