E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Rindërtimi i Haitit do të kërkojë të paktën 10 vjet kohë

Uashington,
26 janar, NOA Procesi i rindërtimit të Haitit do të kërkojë të paktën 10 vjet
kohë. Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kryeministri haitian, Zhan Max
Bellerive, sipas të cilit ndihma ndaj vendit të tij paraqitet mëse emergjente
ndaj u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ta kursejnë atë. Ndërkaq, bëhet
me dijeni se do të zhvillohet në mars në Kombet e Bashkuara në Nju Jork
konferenca ndërkombëtare mbi ndihmën për rindërtimin e Haitit. Kurse sekretarja
amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka theksuar nevojën për të përmirësuar
koordinimin e ndihmës ndërkombëtare.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, furnizimi emergjent për Haitin, do të zgjasë më shumë nga ç'është
menduar deri tani.

Afro dy milionë të mbijetuarit nga katastrofa
e tërmetit nuk ka nevojë për gjashtë muaj, por së paku një vit për ndihma
ndërkombëtare, - tha shefja e Programit Botëror për Ushqimin e OKB, Josette
Sheeran në Nju Jork.

Ajo u bëri thirrje të gjithë ushtrive të botës
që të vënë në dispozicion ushqime të gatshme. Ndërsa presidenti i Haitit René
Préval iu lut bashkësisë ndërkombëtare për  së paku 36 milionë racione të
tilla ushqimesh dhe 200.000 çadra para fillimit të periudhës së shirave në maj.

Sipas vlerësimeve të OKB-së afro një milionë
vetë kanë mbetur pa strehë në këtë shtet të Karaibeve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›