LSI për qeverinë e re: Meta në qeveri dhe kryetar
Kur na ndajnë dhe pak ditë nga afati përfundimtar i negociatave publike PD-LSI, Zyrtari i lartë i partisë së Metës konfirmon faktin se kryetari do të jetë pjesë e kabinetit të ri, por njëherësh edhe kryetar i partisë.
TIRANË- Kur duhen edhe pak ditë nga ai që pritet të jetë takimi i parë publik mes numrit një të Partisë Demokratike dhe atij të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, zyrtarë të lartë të LSI-së, konfirmojnë se kryetari i tyre Ilir Meta do të jetë pjesë e qeverisë dhe se pavarësisht nga kjo ai do të jetë ende drejtues i forcëc politike.
Edmond Haxhinasto, që nuk merr përsipër të japë një datë të saktë të takimit publik Berisha- Meta, ndërkohë që këta të fundit ndodhen me pushime në bregdetin e Dhërmiut, thotë se Meta do të jetë në drejtimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht vendimit të forumeve se ç’pjesë e qeverisë do të jetë ai.
“LSI-ja është përgatitur për të paraqitur në tryezën për negociata prioritet e saj që ajo i vlerëson se janë të rëndësishme dhe që duhet të jenë pjesë e programit të përbashkët qeverisës. Kjo është një çështje për të cilën do të merret një vendim së shpejti. Por pavarësisht nga pozicioni që do të mbajë në qeverisjen e ardhshme lidershipi i LSI-së do të jetë prezent pavarësisht nga posti konkret”- u shpreh Haxhinasto në një prononcim dhënë për televizionin “News24”.
Kryetari i Komunitetit Drejtues Kombëtarë Haxhinasto thotë se prioriteti i negociatave do të jenë premtimet elektorale pa lënë pas ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Elektoral. Dy janë problem të cilat sipas Haxhinastos duhet të zgjidh ky kod, përfaqësimi real dhe administrimi zgjedhor.
“Reforma Zgjedhore duhet të zgjidh dy probleme madhore që janë prodhuar nga Kodi dhe administrimi aktual zgjedhor. shprehjen e drejtë të vullnetit të qytetarëve dhe çështja e administrimit zgjedhor janë pikat themelore dhe kyçe të çdo reforme të ardhshme. Çështja e dytë ka të bëj me administrimin zgjedhor, nëse ne do të kemi këtë lloj administrimi me këtë Kod që është zgjedhjet do të vazhdojnë të kontestohen dhe problematikat të ekzistojë aty”- theksoi Haxhinasto.
Pavarësisht qetësisë me të cilën përcillen këto deklarata nga zyrtarë të LSI-së, duket se ende nuk është vendos se ç’pjesë e qeverisë do të jetë vetë Ilir Meta, emri i të cilit është rishfaqur sërisht në drejtimin e Parlamentit shqiptar apo në atë të Ministrisë së Jashtme. Por enigma të tilla pa dyshim që Meta dhe Berisha kanë preferuar ti zgjidhin para takimit publik ç’ka e vërteton dhe ideja e tyre për të pushuar në këtë fundjavë në të njëjtin bregdet, atë të Dhërmiut për tja lënë pa dyshim Tiranës zgjidhjen e enigmës së qeverisë së 4 viteve të ardhshme këtë fundjavë.
(a.r/news24/balkanweb)